Harduer

Roboti notues arrin në Australi pas një udhëtimi rekord

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Roboti notues arrin në Australi pas një udhëtimi rekord

Roboti notues i vetë kontrolluar ka përfunduar udhëtimin nga San Francisko në Australi.

Udhëtimi që theu rekordin prej 9,000 milje nautike (16,668km) i’u deshën robotit PacX Wave Glider një vit për të arritur.

Kompania amerikane Liquid Robotics e cila ishte projektuese, mblodhi të dhëna rreth temperaturës së Oqeanit Paqësor, kripërave dhe ekosistemit nga roboti.

Kjo kompani tha se ka arritur sukses në demonstrimin që kjo teknologji mund ti “mbijetojë edhe ujërave më të thella”.

Roboti u quajt Papa Mau për nder të navigatorit të ndjerë nga Micronezia Pius “Mau” Piailug, i cili mbante reputacionin për gjetjen e rrugëve për navigimin e detërave pa përdorur mjetet tradicionale. Disa nga të dhënat e mbledhura rreth bollëkut të fitoplanktonit – bimë si organizma që konvertojnë dioksidin e karbonit në oksigjen dhe sigurojnë ushqim për botën ujore, tashmë mund të monitorohen nga sateliti.

Megjithatë, kompania ka sugjeruar se pajisja e tyre ofron më shumë detaje, duke siguruar një vegël të dobishme për shkencëtarët e klimës.

Kompania Liquid Robotics ka edhe robot të tjerë në det. Njëri nga ta pritet të arrijë në Australi në fillim të vitit tjetër.

Dy të tjerë janë nisur për në Japoni, por njëri nga ta pësoi dëmtime dhe është dërguar në Hawaii për riparim. Secili robot është i përbërë nga dy pjesë: pjesa e e sipërme , me formë si sërfit, e ngjitur me një kabëll në pjesën e poshtme.

Këta robot nuk përdorin karburant, por në vend të saj konvertojnë energjinë nga valët e oqeanit, dukë e shndërruar atë në shtyrje për notim. Papa Mau ishte roboti i parë nga katër që kompletoi udhëtimin e tij.

Duke përzier elektronikën dhe ujin mund të tingëllojë si ide e rrezikshme, por Dr Jeremy Wyatt, nga Universiteti i Birminghamit, thotë se kishte arsye të mirë në interesimin aq të madh në robotikën detare.

“Oqeani është vend shumë i madh e po ashtu edhe një vend i sigurt për testimin e robotëve autonom, sepse ata lëvizin ngadalë dhe kanë rrezik të ulët të përplasjes në objekte tjera”,- tha Dr Wyatt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>