Harduer

Roboti Raspberry Pi është i aftë t’ju bëjë një kafe

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Roboti Raspberry Pi është i aftë t’ju bëjë një kafe

Rapiro është një robot me pamje njerëzore i cili mund të programohet për të bërë detyra të ndryshme, përfshi kafen. Ai është zhvilluar nga një kompani japoneze si një “katalizator mes robotikës dhe Raspberry Pi”.

Raspberry Pi është një PC me Linux, me madhësinë e një karte krediti, i cili është projektuar të punojë me harduerët e Rapiro.

Robotin mund ta programoni për të bërë shumë gjëra, si për shembull të menaxhojë kalendarin apo t’ju tregojë orën, e për më tepër t’ju bëjë edhe një kafe. Rapiro nuk është i vetmi në llojin e tij. BrickPi është një tjetër robot i tipit Raspberry Pi i cili u krijua me fondet e mbledhura në Kickstarter. Gjithsesi, BrickPi shërben më tepër si një lodër sesa si një asistent personal.

Raspberry Pi e bën më të personalizuar softuerin për përdoruesit që janë të familjarizuar me teknologjinë. Rapiro-s mund të pajisjet edhe një kamera për të mbledhur dhe regjistruar të dhëna në formë vizuale. Rapiro ka 12 “servo motors” të cilët e ndihmojnë të lëvizë.

Sipas uebfaqes zyrtare, ideja e projektit është që të funksionojë për fillestarët apo njerëzit të cilët nuk janë shumë të dhënë pas teknologjisë. Ekspertët mund ta shfrytëzojnë për ta pajisur atë me aftësi të tjera.

Interesi për këtë robot të vogël ka qenë i jashtëzakonshëm: Në Kickstarter, uebfaqen ku është lançuar ideja për të mbledhur fonde, është arritur limiti minimal i kërkuar teksa mbeten edhe 50 ditë të tjera deri në afatin e fundit të skadencës së projektit. Të interesuarit mund ta blejnë për 350 $. (PCWorld Albanian)

Robot

Lajmet e fundit>