Lajmet

Router-i mund të dëmtojë lulet apo bimët që mbani në shtëpi

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Router-i mund të dëmtojë lulet apo bimët që mbani në shtëpi

plantMos po i vrisni dalëngadalë lulet apo bimët në shtëpinë tuaj? Nëse nuk e kuptoni se nga vjen kjo gjë, një arsye mund të jetë edhe vetë router-i i internetit, me valët e tij Wi-Fi. Në Danimarkë është kryer një eksperiment i cili ka nxitur kuriozitetin e një komuniteti të madh shkencëtarësh ndërkombëtarë.

Disa vajza të vogla 9 vjeçare në një shkollë të Danimarkës kishin vënë re se e kishin problem të përqëndroheshin pasi kishin fjetur me telefonët afër shtratit. Kështu, filluan të vrisnin mendjen se nga se ndodhte kjo gjë. Sigurisht, shkolla nuk kishte pajisjet e duhura për të parë valët e trurit të njeriut, kështu që ato vendosën ta shikonin në një këndvështrim tjetër problemin.

Në disa pjata, vendosën disa lloje farash afër router-ëve Wi-Fi, të cilat transmetojnë pothuajse të njëjtin lloj rrezatimi si një telefon celular. Gjithashtu, fara të po atyre llojeve i vendosën edhe në dhoma të tjera ku nuk kishte router-a. Të gjitha ambientet kishin kushte të njëjta temperature, ndriçimi dhe lagështie.

Pas 12 ditësh, ato vunë re se farat që gjendeshin në dhomat ku nuk kishte router-a kishin shpërthyer në gjelbërim, ndërsa ato afër router-ave ishin bërë kafe, ishin fishkur madje edhe kishin ndryshuar formë, siç tregohet në foto.

H9sztP0Ato në fakt e përsëritën eksperimentin dhe vunë re të njëjtat rezultate. Megjithatë, mësuesja e tyre Kim Horsevad thekson se ky është eksperiment shkolle dhe jo një studim profesional, por mjafton për të ngritur disa pikëpyetje shkencore të cilat mund të çojnë më vonë në një konkluzion më qartë dhe të vërtetuar shkencërisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>