Analiza

Router-N Linksys Wireless WRT120N – Shkrirja e fuqisë, stilit dhe shpejtësisë

Nov 25 2009
0 Shpërndarje
Router-N Linksys Wireless WRT120N – Shkrirja e fuqisë, stilit dhe shpejtësisë

Dizajn i lëmuar
Me një dizajn të ri industrial të mrekullueshëm dhe një karkasë të zezë dhe të shndritshme, modeli WRT120N bie në sy sikurse çdo produkt tjetër elektronik në treg. Nuk ka nevojë për ndonjë instalim të jashtëm antenash, madje as vetë router-i nuk duket i madh. Ai ka një pamje sportive, në fakt, dhe që të dy antenat janë të vendosura brenda karkasës së tij.

Veçoritë e router-it
Për lidhje, modeli WRT120N ka një switch 4 portësh 10/100 Ethernet dhe një access point 2.4GHz që mund të përballojë frekuenca 802.11b/g dhe një shpejtësi marramendëse. Shpejtësia maksimale për transferimet wireless është deri në 300Mbps, kështu që siç mund ta shihni edhe vetë ai ka bandwidth shumë të madh për rrjedhje videosh rreth e përqark shtëpisë.
Sa i përket vlerës, router-i ofron një rrjedhje videosh deri në 30m larg pa ndërprerje, mirëpo muret, dyert dhe dritaret, sikurse dhe aparatet e tjera elektrike, mund t’i dëmtojnë vlerat në ambientin tuaj shtëpiak.

Setup i lehtë
Procedura  e ndërtimit të router-it është e lehtë për fillestarët. Çdo router është i pajisur më një program LELA, i cili do t’ju udhëzojë nëpër tërë procesin e futjes së detajeve për lidhjen tuaj ADSL ose të internetit me kabllo. Ai pastaj kalon nëpërmjet rregullimeve wireless, kështu që ju do të mundeni shumë lehtë të krijoni një emër dhe fjalëkalim rrjeti. Për më tepër, ky router ju mundëson një implementim të lehtë të sigurisë.
Për përdoruesit të cilët dëshirojnë të futen më thellë, konfigurimi Web i router-it ofron edhe rregullime të Kualitetit të Lartë (Qos), të cilat mund të optimizojnë trafik zërimi dhe lojërash nëpërmjet Internetit, sikurse edhe të optimizoni trafikun e rrjetit lokal sipas MAC adresës ose portit Ethernet. Firewall-i SPI është vetvetiu i aktivizuar dhe ju mund të zgjedhni nësë dëshironi të bëni filtrimin e Web faqeve me Java ose ActiveX.

Programi LELA
LELA është një këshillues i lehtë Linksys. Ai është një aplikacion programi falas nga Linksys, që është i dizajnuar për të thjeshtësuar ngritjen dhe menaxhimin e rrjetit tuaj wireless. LELA ofron një panel që ju mundëson të monitoroni dhe menaxhoni gjithçka në rrjetin tuaj.LELA automatikisht ndërton një rrjet shtëpiak. LELA mund të gjejë çdo kompjuter, router, pajisje për ruajtje, kamerë, printer dhe pajisje të tjera të lidhura në rrjetin tuaj. Dhe nëse ndërtoni një rrjet të ri wireless, LELA mund të mënjanojë të gjitha brengat dhe telashet. Ky këshillues i lehtë do t’ju ndihmojë të ndërtoni router-in tuaj me një seri pyetjesh të lehta. Ai automatikisht kontrollon rrjetin tuaj për probleme dhe ju ndihmon të konfiguroni pajisjet e rrjetit dhe kompjuterët në mënyrë shumë të sigurtë. LELA gjithashtu mund të azhurnojë produktet Linksys në mënyrë automatike me përditësimet më të fundit, kështu që performanca e rrjetit tuaj gjithmonë mund të jetë në arrijë kulmin. 

Optimizoni performancën e rrjetit
Kjo përmbledhje e rrjetit ju mundëson të shihni se çfarë është dhe çfarë nuk është e lidhur. Ky panel tregon performancën e rrjetit dhe azhurnimet e disponueshme. Ai mënjanon zhargonet e hutueshme teknike, kështu që njohuritë speciale për rrjet nuk janë të domosdoshme. Nëse tashmë keni një rrjet wireless, LELA mund t’ju ndihmojë që të akordoni frekuencat e rrjetit tuaj, duke ju thjeshtësuar shtimin e pajisjeve dhe ofron një përmbledhje të gjithçkaje që është e instaluar. Ai gjithashtu ofron ndihmë dhe rregullime problemesh.

Mban një sy në rrjetin tuaj
Ky këshillues i lehtë Linksys punon në prapavijë, duke vështruar rrjetin tuaj. Ai është dizajnuar që t’ju alarmojë për pajisjet e reja, problemet  e mundshme, shkeljet e sigurisë dhe azhurnimet. Nëse shfaqet një problem, LELA vepron shumë shpejt për t’ju udhëzuar që ta zgjidhni atë menjëherë. Ai është aq i thjeshtë dhe i përparuar.

Lajmet e fundit>