Harduer

Rovio sjell Angry Birds në Smart TV të Samsung

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
Rovio sjell Angry Birds në Smart TV të Samsung

Samsung shpreson se Smart TV do të fitoj famë, kurse Rovio është në kërkim të dominimit në tregun e televizorëve, dhe pse mos të bashkëpunojnë këto dy kompani?

Rovio dhe Samsung kanë njoftuar rreth një bashkëpunimi nga i cili do të shikojmë lojën Angry Birds në Smart TV ES7000, ES8000 dhe ES9000. Lojërat e ridizajnuara do të marrin avantazh nga senzorët e lëvizjes që janë të instaluar në televizorë. Angry Birds do të jetë gjithashtu në Smart TV SDK, duke lejuar funksionimin e lojës pa nevojën e aparaturave shtesë.

Kompania koreane thotë se ka bashkëpunuar me Rovio që kur njoftoi për prodhimin e Smart TV në CES. Rovio e ka modifikuar lojën në mënyrë të tillë që të jetë shumë funksionale me senszorët e televizorit, dhe do të jetë e mundur për t’u blerë nga TV App Store i Samsung.

Me këtë ritëm, Rovio do ta ketë lojën në çdo ekran të njohur deri më sot. Dje, kompania provoi Angry Birds Trilogy, Angry Birds Rio, si dhe Angry Birds Season të cilat do të dalin për XBox 360, Playstation 3 si dhe Nintendo 3DS.

Rovio do ta nxjerrë lojën me grafikë HD dhe prapavijë të animuar bashkë me filmime të reja dhe material shtesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>