Analiza

Rregullatorët e Bashkimit Europian do të inspektojnë mënyrën se si Google trajton të dhënat e shtetasve evropianë

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Rregullatorët e Bashkimit Europian do të inspektojnë mënyrën se si Google trajton të dhënat e shtetasve evropianë

google-headquarters-office-campus-25Autoritetet vëzhguese të privatësisë në Itali kanë deklaruar se Google ka rënë dakort që të inspektohen raportet e saj të tremujorëve në zyrat qëndrore në Kaliforni. Kjo është një çështje tepër e rëndësishme pasi kjo është hera e parë që Bashkimi Europian do të inspektojë dhe kontrollojë një kompani brenda territorit të Shteteve të Bashkuara. Ky lajm i publikuar ditën e premte paraqet sfidën më të fundit të privatësisë të kompanisë Google në Europë dhe nënvizon gatishmërinë e bllokut 28 anëtarësh për të siguruar që të dhënat e qytetarëve të saj të trajtohen sipas ligjeve të vendosura nga Bashkimi Europian, madje dhe kur janë nën juridiksione të huaja.

Google ka ca kohë që është nën hetim nga autoritetet e mbrojtjes të dhënave që nga momenti që ajo konsolidoi 70 nga politikat e saj në një të vetme në Mars të vit it 2012. Si pasojë e kësaj kompania kombinoi të dhënat e grumbulluara e përdoruesve individual të të gjithë shërbimeve të tij ku përfshihen YouTube, Gmail dhe Google+. Kompania nuk i dha përdoruesve mundësi zgjedhje.

Të premten autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave, thanë se Google kishte rënë dakort për të vënë në vendin e duhur gjithë kompetencat mbrojtëse të privatësisë dhe ti nënshtrohet kontrolleve strikte. Google ka afat deri në 15 janar të vitit 2016 për të implementuar ndryshimet në mënyrën se si i trajton të dhënat e përdoruesve. Autoritetet italiane deklaruan se do të inspektojnë në mënyrë të detajuar çdo tremujor selinë e Google në mënyrë që të kontrollojnë dhe progresin e ndryshimeve.Nga ana tjetër rrjeti social Facebook është nën hetim nga autoritetet gjermane, duke theksuar akoma më shumë shqetësimet në Europë për mënyrën se si kompanitë amerikane trajtojnë informacionin e shtetasve europianë.

Sipas ndryshimeve të miratuara ditën e premte, Google është i detyruar ti bëjë të qartë përdoruesve se si do të përdoren të dhënat e tyre. Google gjithashtu nuk do të mund të përdorë të dhënat e përdoruesve pa marrë konfirmimin nga këta të fundit. Kompania do ti ofrojë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur se kur duhet të fshihen të dhënat e tyre. Problemi i Google nuk qëndron vetëm në kufijtë e Italisë, rregullatorët në Spanjë dhe Francë e kanë gjobitur kompaninë për thyerje të ligjeve lokale mbi privatësinë e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>