Blog

Rregullatorët globalë fillojnë monitorimin e kripto-aseteve

Jul 18 2018
0 Shpërndarje
Qëllimi i strukturës së re është të vërë në dukje çdo rrezik të stabilitetit financiar sa më herët për të mundësuar ndërmarrjen e veprimeve. Rregullatorët globalë fillojnë monitorimin e kripto-aseteve

Rregullatorët globalë kanë publikuar një strukturë për monitorimin “vigjilent” të rreziqeve nga asetet e kriptografisë si bitcoin BTC = BTSP, edhe pse ato nuk përbëjnë një rrezik madhor për stabilitetin financiar për tani. Lëkundjet në çmimet e aseteve kriptografike kanë nxitur bankierët qendrorë të paralajmërojnë investitorët se mund të humbin çdo qindarkë.

Ndonjëherë është e paqartë se cilat rregulla financiare, nëse ka, zbatohen për sektorin ose nëse ka autoritet ligjor për ta rregulluar atë. Startup-et kanë filluar lëshimin e monedhave të reja digjitale nëpërmjet ofertave fillestare të monedhave (ICOs), duke ngritur shqetësimin midis rregullatorëve mbi mbrojtjen e investitorëve.

Qëllimi i strukturës së re është të vërë në dukje çdo rrezik të stabilitetit financiar sa më herët për të mundësuar ndërmarrjen e veprimeve. Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB), i cili koordinon rregullimin financiar për Grupin e 20 Ekonomive (G20), tha se struktura fokusohet në atë se si rreziqet nga tregjet e aseteve të kriptografisë mund të përhapen në pjesë të tjera të sistemit financiar. “Monitorimi i madhësisë dhe rritjes së tregjeve të kripto-aseteve është kritike për të kuptuar madhësinë potenciale të efekteve të pasurisë, nëse vlerësimet bien”, tha FSB në një deklaratë të hënën.

“Ekspozimi i institucioneve financiare ndaj tregjeve të kripto-aseteve janë metrika të rëndësishme të transmetimit të rreziqeve të kripto-aseteve në sistemin më të gjerë financiar”. Por FSB paralajmëroi se të dhënat janë akoma të ndërlikuara në një treg që po zhvillohet me shpejtësi dhe që mund të jetë i fragmentuar dhe i errët. Do të vlerësohet nëse struktura do të ketë nevojë për të dhëna shtesë në një fazë të mëvonshme.

Lëvizja për të monitoruar zyrtarisht sektorin përbën pjesë të një kompromisi në Mars ndërmjet anëtarëve të G20 si Franca, të cilët dëshironin veprime më radikale. Struktura e FSB gjithashtu përfshin vëllime të tregtimit, çmimet, pastrimin dhe margjinalizimin e derivateve të lidhura me pasuritë  kriptografike, të tilla si bitcoin të lançuar nga CME Group (CME.O) Dhjetorin e kaluar.

Asetet kriptografike në përgjithësi dhe platformat e tregtimit të aseteve kriptografike nuk përbëjnë rreziqe të stabilitetit financiar botëror, por ato ngrenë shqetësime të tjera të rëndësishme, duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve dhe investitorëve, integritetin e tregut dhe pastrimin e parave / financimin e terrorizmit, tha FSB.

Ai tha se Komiteti i Bazelit, i cili shkruan standardet e kapitalit bankar, po kryen një “aksion fillestar” të ekspozimeve të bankave ndaj aseteve kriptografike. Komiteti gjithashtu po shqyrton nëse rregullatorët po i detyrojnë huadhënësit që të lënë mënjanë kapitalin ndaj zotërimeve të pasurive kriptografike dhe të shqyrtojnë nëse duhet të rishkruhen rregullat e saj për të kërkuar që ekskluzivisht të mbulohen këto prona. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>