Ja se si

Rregullime të shpejta për problemet e zakonshme në PC

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Rregullime të shpejta për problemet e zakonshme në PC

altPo mundoheni me pjesë të vdekura, me Windows që nuk bindet dhe aplikacione jobashkëpunuese? Riparimet tona të lehta për harduer, rregullimet e thjeshta të softuerit dhe ndërhyrje të shpejta, do ta bëjnë PC-në të shkëlqejë

Shpejtoni kërkimin e skedarëve në XP

Do t’ju them një gjë për Vista: Mundësitë e kërkimit e turpërojnë XP-në. Më vjen keq për përdoruesit e XP, të cilët provojnë të lokalizojnë një skedar me aplikacionin për kërkim të dizajnuar dobët. Fatmirësisht ekzistojnë alternativa si Copernic Desktop Search (www.copernic.com) dhe Google Desktop (desktop.google.com), që indeksojnë dokumentet, postën, fotografitë, skedarët MP3 dhe përmbajtjet tjera, për kërkim të shpejtë. Edhe më mirë, këto programe lejojnë të shikoni vjedhurazi brenda skedarëve pa i hapur. Kjo është mënyra se si duhet të punojë një aplikacion kërkimi.


Bëni që Windows (XP ose Vista) të punojë më shpejtë
alt

Kur lançoni ndonjë program, a hapet menjëherë apo ju duhet të kërcisni gishtat duke parë diçka që thuajse shkon në pafundësi?
Malware mund të jenë përgjegjëse për sistemin e ngadalshëm, por keni shans të mirë të rregulloni gjërat me disa hapa të shpejtë.
Filloni me shtimin e RAM-it. Sistemi me Winodows XP mund të punojë me 512MB, por do të punojë shumë më lehtë me 1GB. Sa i përket Vista, atij i duhen së paku 2GB për performancë optimale. Vista do të përfitojë nëse ç’aktivizoni disa opsione ekstra, si për shembull Aero Glass dhe Flip3D. Për të liruar sistemin nga të dyja, klikoni me tastin e djathtë kudo në desktop dhe më pas mbi Personalize. Klikoni Windows Color and Apperance, hapni Classic apperance properties për më shumë mundësi ngjyrash dhe pastaj rregulloni skemën e ngjyrave në Windows Vista Basic. Klikoni OK dhe sistemi do të duket pak më i përmbledhur.
Përdoruesit e XP duhet të marrin parasysh çaktivizimin e shërbimit e indeksimit (i shfaqur më poshtë), një mundim i sistemit, por me pak vlerë praktike. Shkoni në Control Panel•Administrative Tools•Services dhe shkoni tek Indexing Service. Klikoni dy herë në të dhe tek Startup type zgjidhni Disabled.

Shpejtoni startimin e Windows

Askush nuk dëshiron të bllokohet në trafik, por kjo është saktësisht ajo që ndodh kur starton një PC me Windows. Të gjitha programet në startup tentojnë të lançohen në të njëjtën kohë, duke rezultuar me një kaos trafiku të softuerëve. Ajo që duhet është një polic trafiku, rrol të cilin e merr një aplikacion i cili mundëson që programet të startohen një nga një, në një interval të dizajnuar kohor.
Ky është Startup Delayer (find.pcworld.com/62045). Ky aplikacion falas ndihmon të rregulloni kohën mes lançimit të programeve, duke lehtësuar ngarkesën në startua, kështu që PC-ja do të startojë më shpejtë. Filloni duke kontrolluar listën e programeve që gjenden në startup që të shikoni se cili mund të presë. Google Update, iTunesHelper dhe Light Scribe janë shembuj të mirë. Nuk duhet të startojnë domosdoshmërish në momentin që sistemi starton. Për të rregulluar kohën e pritjes për ndonjë program, zhvendoseni atë në shiritin e bardhë, në pjesën e poshtme të dritares Startup Delayer. Do të shihni një linjë që paraqet programin. Zhvendoseni atë majtas ose djathtas për të rritur ose zvogëluar vonesat. Përsërisni këtë për aplikacionet e tjera, por i ndani me së paku një minutë.
Programet që nuk i njihni, mos i ngacmoni, lërini ashtu siç janë. Por koha e lançimit 10 deri 15 minuta për disa aplikacione do të përmirësojë shumë shpejtësinë e startimit.

Shpejtoni kopjimin e skedarëve në Vista

Sado i mirë që është Vista, është i dobët kur bëhet fjalë për kopjimin e skedarëve në ndonjë disk të jashtëm apo në rrjet. Për të rregulluar gjërat, merrni një aplikacion si FastCopy (find.pcworld.com/62044), Super Copier (find.pcworld.com/62047) ose TeraCopy (find.pcworld.com/62048), të cilat e bëjnë punën shumë më shpejt. Çka është më e mira, të dyja, si SuperCopier ashtu edhe TeraCopy mund të ndalojnë dhe vazhdojnë transferin e skedarëve, që mund të jetë shumë i dobishëm nëse dëshironi të ndaloni procesin e kopjimit. Të tre programet janë falas.

altNdihmoni iTunes të gjejë këngë të reja

iTunes azhurnon librarinë kur blini ndonjë këngë nga iTunes Store ose e përdorni atë për të krijuar ndonjë CD. Po nëse dëshironi të vendosni ndonjë këngë nga burime tjera, si Amazon ose eMusic? Mjerisht, me iTunes si edhe me menaxherët e tjerë të muzikës, duhet të shtoni skedarët dhe dosjet manualisht.
Fatmirësisht, ekziston iTunes Folder Watch (find.pcworld.com/62050), program falas për Windows që monitoron dosjet e caktuara dhe pastaj automatikisht shton muzikën e re të gjetur në librarinë e iTunes.
Pasi ta instaloni aplikacionin, startojeni duke klikuar Start•iTunes Folder Watch•iTunes Folder Watch (Background Monitoring). Ky veprim do të lançojë iTunes, do të krijojë listën e këngëve “iTFW New Tracks” dhe shton ikonën e re në shiritin e sistemit. Klikoni këtë ikonë me tastin e djathtë dhe më pas klikoni Open dhe pastaj shtoni një apo më shumë dosje për të vëzhguar. Klikoni butonin Check Now për të skanuar iTFW për ndonjë këngë të re që tashmë nuk gjendet në librarinë e iTunes. Nëse e gjen ndonjë, do ta shihni në listë në fushën New Tracks. Edhe një klikim dhe kënga do të gjendet në iTunes.
Do të dëshironi të vizitoni fushën Configuration me të cilën mund të zgjidhni dhe ndryshoni opsionet e iTFW, si për shembull vendosjen automatike të këngëve të gjetura në iTunes.

altLargoni mesazhet e dudluara nga Microsoft Outlook

Sa më gjatë që përdorni Outlook, aq më shumë mundësi keni të përfundoni me mesazhe të dubluara. Nganjëherë ato janë rezultat i gabimeve në sinkronizim me telefon celular, PDA ose uebfaqe. Nganjëherë është vetë mënyra e punës e Outlook që i bën. Në të gjitha rastet, mesazhet e dubluara mund të jenë të bezdisshme, por mund t’i pastroni shpejt. Outlook Duplicate Items Remover (find.pcworld.com/62051), ose shkurt ODIR, eliminon kontaktet e dublikuara, të dhënat në kalendar, detyrat, shënimet dhe skedarët e e-mail.
Pasi të instaloni programin, thjesht hapni Microsoft Outlook dhe shikoni për menynë e shtuar të ODIR. Klikoni, pastaj zgjidhni Remove Duplicate Items. Zgjidhni skedarin që dëshironi që ODIR të skanojë. Do të gjejë skedarët e dubluar. Zhvendosini në ndonjë nën-dosje pa fshirë asgjë. Ky aplikacion është i shpejtë, i thjeshtë dhe efektiv. Gjithçka që një program falas duhet t’i ketë. ODIR punon me Outlook 2000 dhe më të rinjtë.

Hapni dokumentet e Office 2007 në versionet më të vjetra të Office

Microsoft Office 2007 ka prezantuar një komplet të ri formatesh të skedarëve: .docx, .xlsx, dhe .pptx. Të gjithë jo të përshtatshëm me versionet më të vjetra të këtij kompleti. Kështu që nëse dikush ju dërgon një dokument Word 2007 dhe përdorni Word 2003, një mesazh gabimi do t’ju shfaqet. Fatmirësisht, rregullimi është i lehtë. Përdorni përmbledhjen e emëruar Microsoft Office Compatibility Pack for Word, Excel and PowerPoint 2007 File Formats (find.pcworld.com/62046).
MOCPWEP2007FF mundëson të hapni dokumentet e krijuara në Office 2007 në Office 2000 dhe XP ose SP1 për Office 2003.
Nëse nuk dëshironi të hyni përmes gjithë këtyre problemeve dhe ju duhet të konvertoni vetëm një skedar .docx, shkoni me shfletuesin në docx-converter.com. Ngarkoni dokumentin, zgjidhni formatin e dëshiruar (.doc është një prej zgjedhjeve), dhe vendosni adresën tuaj e-mail. Pas disa çastesh do të merrni një mesazh që përmban një link për të shkarkuar skedarin e konvertuar. Shërbimi është falas.

Pastroni rrëmujën e kabllove USB

Nuk jemi të sigurt pse dizajnerët shpesh vendosin portet USB anash, në vend që t’i vendosin para? Ose i vendosin të gjithë në të njëjtën anën. Sigurisht, portet janë më të lehtë për t’u gjendur në këtë mënyrë, por nëse e përdorni laptopin si sistemin primar të punës me kompjuter, atëherë gjithë portet USB me kabllot e lidhura në to, do të bëjnë një rrëmujë të panevojshme.
Zgjidhja: Përdorni një “bërryl” për USB, i cili i ndan kabllot e çdo pajisje USB në pjesën e prapme të laptopit (ose përpara nëse preferoni ashtu). Flexible USB Cable Adapter i Belkin, që kushton 9$ (find.pcworld.com/62043), inkuadrohet shumë mirë me kasën e laptopit dhe rrotullohet deri 90 gradë, si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, për një qasje më të lehtë.

Ndërroni harddiskun e laptopit

Harddisqet e laptopëve kanë prirje të kenë hapësirë të vogël, kështu që mbushen shpejt. Por ndërrimi i harddiskut të brendshëm të laptopit me një me kapacitet më të lartë është më i thjeshtë nga sa mendoni.
Me pak ndryshim në blerje, mund të gjeni një drive SATA 160GB për 70$ ose disk me 250GB për 90$. Një disk me 7200 rpm do t’ju ofrojë performancë optimale.
Merrni një kuti të jashtme që lidhet me USB, që është e përshtatshme për harddiskun tuaj. Kjo nuk kushton më shtrenjtë se 20$. Instalojeni diskun e ri në këtë kuti, lidheni me sistemin dhe formatizojeni sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Përfundimisht, përdorni një aplikacion falas si DriveImage XML (find.pcworld.com/62041) për të kopjuar përmbajtjet nga disku i vjetër në të riun, dhe pastaj ndryshoni disqet. Këshillë: Përdoreni diskun e vjetër për ruajtje të dhënave.

Zëvendësoni furnizuesin e prishur të rrymës
alt

Shtypni butonin për të ndezur PC-në, siç keni bërë edhe një mijë herë më parë, por këtë herë… asgjë. Fatmirësisht, ushqyesit e rrymës janë relativisht të lehtë për t’u zëvendësuar, dhe nëse e bëni këtë vetë, do të kurseni më tepër se 100$, që do t’ju merrte ndonjë riparues. Kur jeni në këtë gjendje, merrni parasysh të merrni diçka më të fuqishme se atë që e keni, për të përballuar kartat grafike të përparuara.
Kjo ndërhyrje është e thjeshtë. Para se të startoni, bëni disa foto të shihni se ku është i lidhur furnizuesi i rrymës. Nxirrni kabllon kryesore nga sistemi, nxirrni kabllon nga pjesët e brendshme, largoni furnizuesin e vjetër të rrymës dhe instalojeni të riun. Përcillni shenjat që ju drejtojnë drejt rilidhjes së të gjitha pjesëve duke përdorur fotot si udhëzues.

Shpëtoni të dhënat nga një harddisk i prishur

A keni dëgjuar ndonjë herë “klikimin e vdekjes” në PC? Konsiderojeni veten me fat. Kjo është sirenë paralajmëruese për një harddisk që po vdes, e që nuk mund të rregullohet, por vetëm sa do të prishet më shumë. Kur të filloni të dëgjoni këtë zë, dijeni se është koha për të blerë një harddisk të ri.
Nëse jeni i kujdesshëm, keni bërë backup të plotë, që edhe në rast të prishjes së harddiskut të mos pësoni ndonjë katastrofë. Nëse jo, veproni shpejt. Blini ose huazoni një disk të jashtëm, lidheni atë dhe kopjoni të gjitha të dhënat kritike, dokumentet, fotografitë, muzikën, të dhënat financiare e kështu me radhë. Qëllimi është ta pastroni që pastaj të instaloni një disk të ri para se i vjetri të prishet.
Nëse disku ka arritur në një pikë ku nuk mund të startoni Windows apo të hapni ose kopjoni ndonjë skedar, një CD startuese e bazuar në Linux si Ultimate Boot CD (find.pcworld.com/62040) mund të ndihmojë.
Pasi të keni shkarkuar skedarin, digjeni në një CD/DVD dhe pastaj mund të përdorni Linux OS direkt nga disku, që ju jep qasje në harddisk pa pasur nevojë të përdorni Windows. Nëse keni fat, do të mund të merrni skedarët nga disku para se ta mbulojë pluhuri.
Nëse të gjitha mënyrat dështojnë, do t’ju duhet të kërkoni ndihmë profesionale nga ndonjë nga shërbimet për kthimin e të dhënave. Vetëm se duhet të përgatiteni të harxhoni së paku disa qindra dollarë për këtë shërbim.

Ndihmoni PC-të në rrjetin tuaj në shtëpi të “shohin” njëri-tjetrin

Keni një desktop në dhomën e punës, një laptop në kuzhinë dhe ndoshta një sistem tjetër në dhomën e fëmijëve, që të gjithë të lidhur në ruter. Problemi është se nuk “shohin” njëri-tjetrin, gjë që e bën të pamundur përdorimin e përbashkët të printerit dhe skedarëve. Ky problem që ta ha shpirtin, ka prirje të shfaqet në rrjetet me sistemet e bazuar në Windows XP ose në përzierje të XP dhe Vista.
Fatkeqësisht, ndërsa Vista bën punë më të mirë në identifikimin e kompjuterëve në rrjet, asnjëri nga SO nuk i ndihmon me të vërtetë përdoruesit të zgjidhin këtë problem. Ja mënyra e lehtë se si t’i bëni të gjitha sistemet të komunikojnë më shpejt.
Filloni duke u siguruar se çdo PC është i regjistruar në të njëjtin workgroup, ky është problemi më i shpeshtë. Emri mund të jetë i gjatë deri në 15 karaktere, por duhet të jetë i njëjtë në çdo kompjuter. Tek XP, klikoni Start•Control Panel•System, dhe zgjidhni Computer Name. Klikoni butonin Change nëse duhet të modifikoni emrin e wokrgroup. Në Vista, klikoni Start•Control Panel, shkruani workgroup në fushën e kërkimit dhe pastaj klikoni Change workgroup name.
Nëse kjo zgjedhje pa pagesë nuk e rregullon problemin, lërjani këtë punë një programi që të mundohet ta zgjidhë pa ndihmë. Network Magic nga Pure Networks (find.pcworld.com/62042) ofron operacione të drejtuara me magjistar, për problemet me përdorimin e përbashkët të skedarëve dhe printerëve. Versioni Essentials (30$) përkrah deri në tre PC. Nëse keni më shumë PC, do t’ju duhet versioni Pro.

Ndaloni fqinjët që ju vjedhin rrjetin Wi-Fialt

Këshilla në foton më poshtë tregon se si të përmirësoni sinjalin Wi-Fi, por disa njerëz kanë problemin e kundërt. Ruterët e tyre kanë sinjal aq të fortë, sa që kalon përtej mureve. Kështu që Krasniqët, Gashët, Berishët dhe fqinjët tjerë mund të jenë duke “huazuar” rrjetin tuaj të internetit. Edhe pse nuk ju pengon ta ndani internetin me të tjerët, mbani mend se shumë ISP kanë kufizime mujore në bandwidth, si dhe BitTorrent juaj mund t’ju shtyjë të kaloni përtej limiteve. “Humbja” e Wi-Fi gjithashtu paraqet një rrezik të lartë sigurie. Nëse fqinjët mund të kenë qasje në rrjet, mund të futen edhe te dokumentet tuaja.
Mund ta aktivizoni enkriptimin WPA, por kjo nuk do t’ju ndihmojë edhe aq, nëse fëmijët tuaj i japin fjalëkalimin gjithë lagjes. Në vend të kësaj aktivizoni filtrimin e MAC adresave, në opsionet për rregullimin e sigurisë. Do t’ju duhet të kaloni disa minuta për të vendosur MAC adresat e të gjitha pajisjeve, të cilat mund t’i gjeni duke shkruar ipconfig në konsolën komanduese të Windows. Pas kësaj nuk do t’ju duhet farje mbrojtje tjetër. Vetëm pajisjet e njohura do të lejohen të kyçen, kështu që fjalëkalimi nuk ju duhet.

Përforconi sinjalin që të arrijë të gjitha pjesët në shtëpinë tuaj
Nëse po përdorni ruterin e vjetër Wi-Fi 802.11b ose 802.11g që e keni blerë para disa vitesh, kur keni rregulluar rrjetin e shtëpisë, është koha të kaloni në 802.11n, i njohur si draft-n. Ruterët 802.11n ofrojnë shtrirje dy herë më të gjerë se kundërshtarët g, që është më shumë se mesatarja për të mbuluar një shtëpi mesatare, me rrjetin Wi-Fi. Nëse jeni duke kërkuar ndonjë zgjedhje të lirë, mundohuni të aplikoni metoda tjera. Mund të zgjeroni shtrirjen e valëve Wi-Fi nga ruteri, duke “hakuar” antenat e ruterit. Shikoni videon me udhëzime hap pas hapi, se si ta bëni këtë në find.pcworld.com/62052.

Mbroni fëmijët kur janë onlinealt

Adoleshentët që e njohin mirë teknologjinë mund të tejkalojnë mbrojtjen softuerike për kontroll të vendosur nga prindërit, kështu që si t’ia bëni të parandaloni uebfaqet e papërshtatshme e të dëmshme? Thjesht drejtoni gjithë aktivitetin e internetit përmes një serveri të “filtruar” si ScrubIT (scrubit.com). Ky shërbim falas premton të bllokojë faqe të dëmshme dhe pornografike, si dhe do të përmirësojë adresat e shkruara gabimisht.
Rregullimi kërkon që të konfiguroni që ruteri të përdorë serverët e ScrubIT në vend të atyre që ofron ISP-ja juaj. Nëse nuk preferoni të përziheni shumë me opsionet e ruterit, një aplikacion i vogël për Windows 2000/XP mund të bëjë punën për ju. (shkoni në find.pcworld.com/62089) Përdoruesit e Vista dhe Mac duhet ta bëjnë në mënyrë manuale.
Pasi të rikonfiguroni ruterin, ScrubIT do të bllokojë automatikisht faqet për të rritur dhe faqet e dëmshme, që sipas tyre janë rreth 3 milion. Mbani mend, se sidoqoftë nuk do të keni kontroll se cilat faqe që janë të bllokuara, që është një përparësi e përdorimit të ScrubIT, thotë përgjegjësi për programin. Nëse nuk ju pëlqen programi, shkoni në faqen FAQ dhe ktheni opsionet e mëparshme të DNS në ruterin tuaj.

Sinkronizoni Google Docs me PC-në

Google Docs vendos dokumentet, tabelat dhe prezantimet “në ajër”, që do të thotë se mund të punoni në to nga çdo kompjuter i lidhur në internet. Por ç’të bëni kur nuk keni internet? Si mund të kryeni punët kur dokumentet janë online e ju jeni offline?
Përgjigja: Google Gears (gears.google.com). Kjo vegël falas sinkronizon dokumentet në Google Docs me PC-në tuaj, duke ju lejuar të punoni me skedarë të ruajtur në Web edhe kur jeni offline. Ndryshimet te dokumentet do të sinkronizohen me llogarinë e Docs, herën tjetër që do të lidheni në internet. Vetëm lançojeni GoodleDocs, klikoni linkun Offline në këndin e djathtë të sipërm, dhe ndiqni udhëzimet e Gears.

altDërgoni me e-mail skedarë të mëdhenj

Skedarët e mëdhenj janë fakt këto ditë, me fotot 10 megapiksel dhe videot kualitative. Por shumica e serverëve të e-mail nuk janë rritur. Ende vendosin limit në madhësinë e skedarëve në dokumentet e bashkangjitura në e-mail, kështu që nëse po provoni të dërgoni një skedar më të madh se 5MB, nuk do të shkojë. Për më shumë, dërgimi i skedarëve të mëdhenj, për ata që nuk i presin, mund të jetë një bllokim digjital i inbox, kjo varet gjithashtu edhe nga lidhja e internetit që mund të jetë dial-up ose mobile.
Në vend të kësaj shpërndani skedarët përmes Drop.io, GigaSize.com, SendSpace.com ose YouSendIt.com. Nuk duhet të instaloni asnjë softuer, por vetëm zgjidhni skedarin që dëshironi të dërgoni dhe pastaj emrin e marrësit.
Pasi të ngarkohet skedari, shërbimi i dërgon marrësit një e-mail që përmban linkun ku mund të shkarkohet skedari. Nuk ka serverë të ngarkuar, por vetëm një transfer i lehtë dhe i përshtatshëm për skedarë të mëdhenj.

Bëni një ndryshim në Gmail

Gmail mund të jetë më se i domosdoshëm, por nuk shihet me sy. Ka një pamje si të Web 1.0, vetëm tekste dhe linqe. Bëjini një ndryshim ekstrem përmes Google Redisignes (globexdesigns.com/gr). Disa klikime dhe Gmail kalon nga një aplikacion i shëmtuar në një aplikacion seksi.
Për ta përdorur këtë aplikacion falas, i cili transformon gjithashtu edhe Google Calendar, do t’ju duhet Firefox 3 dhe shtesa Stylish (find.pcworld.com/62054). Instaloni të dyja, ristartoni Firefox dhe pastaj shkoni në faqen e Google Redisignes dhe klikoni Install. Mos u alarmoni nga faqet që shfaqen vetëm me tekst. Përcillni udhëzimet që shfaqen kur klikoni ikonën Stylish në këndin e poshtëm të djathtë dhe pastaj klikoni Add Style. Përfundimisht, hapni Gmail dhe përgatituni të thoni “Uaaauu”. Ka ndryshuar vetëm pamja, por është sikur të merrni shasinë e Ferrari e ta vendosni në vend të një Ford Focus.
Shumë punë? Jepni ngjyra Gmail me temat e reja të Google. Shkoni te Gmail, klikoni Settings•Themes dhe zgjidhni një nga shumë dizajne.

Mos paguani për filmat që tashmë i keni

A pret Apple që të paguani 15$ për shkarkimin e Iron Man kur ju tashmë e keni në DVD? Sigurisht po, por kjo nuk është e vetmja mënyrë për të futur filma në iPod ose iPhone. Në vend të kësaj përdorni HandBrake (find.pcworld.com/62055), aplikacion falas që mund të kopjojë DVD, por vetëm ato që keni blerë dhe t’i kthejë në skedarë MPEG-4 të përshtatshëm për iPod/iPhone. Do t’ju duhet të instaloni AnyDVD, DVD43 ose DVDDecrypter për të lejuar që HandBrake të punojë te filmat komercialë, të mbrojtur nga kopjimi.

Shpëtoni një telefon celular të lagur

Ju ka rënë telefoni celular në tualet, apo e keni lënë në shi? Hej, këto ndodhin. Para se të shkoni në dyqan për të blerë një zëvendësim, provoni ta sillni përsëri në jetë. Së pari, hiqni baterinë, e cila ndoshta duhet të zëvendësohet. Nëse telefoni ka kartë të memories, hiqeni edhe atë, që duhet të punojë pasi të thahet. Vendoseni telefonin në një enë me oriz të thatë, mbulojeni dhe lëreni aty gjatë natës. Orizi do ta thithë lagështinë nga pjesët e brendshme të telefonit. Vendoseni baterinë e re dhe ka mundësi që telefoni juaj të punojë përsëri.

Nxirrni fotografitë e humbura nga kartat e memories në aparat
alt
Rulat apo filmat (ju kujtohen?) janë të ndjeshëm ndaj shfaqjes aksidentale në dritë të fortë. Ngjashëm edhe kartat e memories mund të dëmtohen. Për shembull, nxirren kartën e memories nga aparati ndërsa është duke punuar, atëherë ju rrezikoni të dëmtoni të dhënat apo aftësinë e kartës për të lexuar të dhënat. Gjithashtu mos të harrojmë fshirjen aksidentale, e cila shpesh është rezultat i një klikimi të pakujdesshëm me maus.
Ndërsa nuk mundeni të bëni asgjë për kthimin e fotografive nga filmi i dëmtuar, disa programe premtojnë se mund të kthejnë fotografitë e dëmtuara ose të fshira nga karat e memories. Për fillim, ndaloni së bëri fotografi në momentin që e shihni se keni ndonjë problem. Çfarëdo e dhënë tjetër e mbishkruar në kartë do të thotë humbje e fotografive që dëshironi të shpëtoni. Instaloni ndonjë program si PC Inspector Smart Recovery (find.pcworld.com/62056) ose Zero Assumption Digital Image Recovery (find.pcworld.com/62057) në PC-në tuaj dhe pastaj vendosni kartën e memories në lexuesin për PC. Nuk ka garanci, por këto programe do të gjejnë disa, nëse jo të gjitha fotot dhe do t’i kopjojnë në harddisk.
Përdoruesit e avancuar mund të përdorin CGSecurity PhotoRec (cgsecurity.org) një aplikacion në DOS, i cili tejkalon sistemin e kartës dhe shkon drejt te të dhënat, që është afërsia më e mirë. Është pak i komplikuar për ta përdorur, por ja vlen ta provoni nëse programet tjera nuk kryejnë punë.

Zëvendësoni baterinë e prishur të iPod

Është fakt i trishtueshëm ky në jetën e pajisjeve, por bateritë prishen.
Fatkeqësisht, Apple dhe Microsoft kanë sakrifikuar sensin e mirë për dizajn sa më me stil, duke i ndërtuar iPod dhe Zune në një mënyrë që nuk mund t’i dërroni baterinë. Kur bateria vdes (zakonisht pas 18 deri 24 muajsh), kështu ndodh edhe me pajisjen tuaj, në teori. Në realitet, në mënyrë të butë mundeni të hapni kasën e iPod ose Zune dhe ta zëvendësoni baterinë. Shkoni në eBay dhe kërkoni “ipod battery” ose “zune battery”. Ne gjetëm një për Zune 30GB me çmim 7$, komplet me veglat dhe udhëzimet. I gjithë operacioni zgjat rreth 10 minuta, dhe është i lehtë për gjithë ata që i përshtatet mirë kaçavida. Vetëm mbani mend: Fjala kyçe është: “butësisht”. Mund të dëmtoni shumë lehtë ose thyeni kasën, nëse përdorni veglat e gabuara ose nuk ndiqni udhëzimet në letër.
Të shkosh kësaj rruge do të thotë që mund të gjeni gjithçka që ju duhet për më lirë se sa kushton një player i ri.

 

Lajmet e fundit>