Softuer

Rregulloni funksionimin e Windows 8

Mar 5 2012
0 Shpërndarje
Rregulloni funksionimin e Windows 8

Windows 8 do të funksionojë në shumicën e kompjuterëve personalë që e kanë sistemin operativ Windows XP dhe Vista, por Microsoft tha që përvojat më të mira do të mund të gëzohen në sistemet që ishin të ndërtuara në atë shkallë sa në këto sisteme të mund të funksionojë Windows 7. “Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur çdo pajisje me një logo të Windows 7,” tha George Grant, i cili është zëvendës president për Windows në ndërmarrjen Microsoft.

Sa i përket pjesës harduerike, Grant tregon që një kompjuter duhet t’i ketë këto gjëra: 1 procesor prej 1GHz ose më të shpejtë, 1 GB RAM për kompjuterët 32 bitësh dhe 2 GB për makinat 64 bitëshe, 16GB ose 20GB të diskut për sistemet 32 dhe 20GB të diskut për sistemet 64 bit dhe një kartelë grafike DirectX 9 me drajverin WDDM 1.0 ose më tepër.

“Ky themel iu ofron punën me Windows 8 ashtu që funksioni i tij është i barabartë me Windows 7,” tha Grant.

Windows 8 i mundëson dy pamje të desktopit – pamjen klasike, e bazuar në paraqitjen e ikonave dhe pamjen Metro, që paraqet aplikacionet si pllaka që mund të lëshohen për pamjen në stilin për celularë, në ekran të plotë. Në Metro, një veçori e quajtur Snap ua mundëson përdoruesve të lëshojnë dhe shohin dy aplikacione  në të njëjtën kohë. Grant paralajmëron që sistemet duhet të kenë një rezolucion të ekranit prej 1024 x 768 për ta pasur Metron dhe 1366 x 768 për ta përdorur Snap.

“Ne fuqimisht ua këshillojmë që ta keni Windows 8 në harduer ashtu siç ishte dizajnuar për të punuar për shumicën e përvojave të konsumatorëve,” tha Grant.

Secure Boot, që është veçori e re për siguri në Windows 8 që mbron kompjuterët personalë për softuerët për ndërmarrje, kërkon UEFIBIOS për të funksionuar, që është gjetur vetëm në kompjuterët më të rinj personalë. Një tjetër veçori për siguri, BitLocker, do të funksionojë më së miri në kompjuterët e pajisur me Modulin e Platformës së Besueshme, që mund të ketë nevojë të lëshohet tek konfigurimet në BIOS. Virtualizimi Hyper-V kërkon një sistem prej 64 bitëve me përkthim të nivelit të dytë të adresave (SLAT) dhe 2GB RAM shtesë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>