Ja se si

Rregulloni marrjen e letrave nga rrjetet shoqërore

Jan 29 2012
0 Shpërndarje
Rregulloni  marrjen e letrave nga rrjetet shoqërore

Notification Control është një uebfaqe e thjesht që paraqet lidhjet e drejtpërdrejta tek kontrolli i lajmërimeve ose faqes për të rregulluar shpeshtësinë e ardhjes së këtyre letrave nga rrjetet shoqërore. Megjithëse ju lehtësisht mund të shkoni tek faqet e secilit rrjet dhe të ndaloni ardhjet e një numri aq të madh të letrave nga secila faqe, kjo faqe (Notification Control) e bën atë më të lehtë.

Kjo faqe ofron lidhje tek shërbimet si Twitter, Facebook, Tumblr, YouTube dhe faqe të tjera të popullarizuara. Nëse jeni kyçur në këto faqe, klikimi në lidhje ju dërgon tek faqja përkatëse e rrjetit duke ua mundësuar rregullimin e gjërave për të cilat do të kishit pasur dëshirë të merrni letra.

Kjo faqe nuk ofron ndonjë veçori shtesë, por është mjaft e dobishme për t’u qasur me shpejtësi në faqet për rregullim të opsioneve tek rrjetet shoqërore./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>