Ja se si

Rregulloni me lehtësi mp3, online

Mar 17 2010
0 Shpërndarje
Rregulloni me lehtësi mp3, online

Por mund të ketë raste kur softuer i tillë nuk do të punojë për ju. Apo ndoshta ju jeni në kompjuterin e dikujt tjetër. Ndoshta nuk keni nevojë për të gjitha veçoritë që ka një aplikacion i gjithanshëm si Audacity.

E në këtë pikë futet CutMp3.net. Një rrugë e thjeshtë e bazuar në web, për të rregulluar një mp3 pa pasur nevojë për ngarkim apo re-enkodim të tij.

Duhet të pranohet se faqja nuk bënë shumë, por të themi se bënë një gjë që është e dobishme për ju: ju lejon të rregulloni mp3 duke tërhequr fillimin dhe fundin derisa keni zgjedhur atë që dëshironi. Natyrisht ju gjithashtu mund të lëshoni mp3-in për tu siguruar se keni prerë në vendet e duhura.

E vetmja gjë problematike në këtë faqe është mungesa e veçorisë së zmadhimit dhe zvogëlimit të formës së valëve, kështu që duhet shfrytëzuar disa rrugë anësore për të shikuar fundin e mp3-it tuaj.

Lajmet e fundit>