Lajmet

Rregulloni njoftimet me dritat LED me Light Flow

May 29 2014
0 Shpërndarje
Rregulloni njoftimet me dritat LED me Light Flow

jmdvhkfuhgroheiqxqcsAndroid: Interpretimi i dritave të lëshuara nga LED-i i smartfonit tuaj me Android mund të jetë gjë e vështirë, posaçërisht kur janë të gjitha dritat me të njëjtën ngjyrë. Light Flow ju jep kontrollin që të mund të ndryshoni ngjyrat dhe mostrat për aplikacionet individuale. Light Flow ka qenë në treg prej kohësh.

Me të, ju mund të rregulloni ngjyrën, kohëzgjatjen dhe ritmin e njoftimeve LED për aplikacione të ndryshme. Nëse pranoni njoftime të shumta (si një e-mail, një SMS dhe njoftime të ndryshme nga Facebook dhe Twitter), ai do të formojë cikle ngjyrash për secilin, në mënyrë që të jeni të njoftuar për të katër njoftimet – jo vetëm nga njëri. Ekziston versioni pa pagesë i aplikacionit, por nëse nuk është barrë e rëndë pagesa prej 2.49 dollarë, atëherë versioni për pagesë sjell ciklet e ngjyrave që lëvizin më shpejt – çdo 2.5 sekonda në vend të çdo 20 sekondave.

Nuk është e garantuar të punojë me çdo telefon në treg, por sigurisht që ia vlen të provohet versioni pa pagesë si testim përpara se të vendosni se a punon për juve. Ai mundëson drita për mbi 600 aplikacione (ky numër vlen për versionin e plotë) dhe ka disa opsione më të avancuara si rregullimi i mostrave të dridhjes për njoftime të ndryshme.

Light Flow Lite (Falas) | Google Play Store

Light Flow (2.49 dollarë) | Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>