Ja se si

Rregulloni skedarët e dëmtuar/korruptuar

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Rregulloni skedarët e dëmtuar/korruptuar

File Repair është një vegël e fuqishme për të rregulluar skedarët e korruptuar. Ai skanon skedarin e dëmtuar dhe ekstrakton maksmalisht të dhënat në një skedar të ri të përdorshëm. Duke përdorur File Repair, ju mund të përmirësoni skedarët që janë të korruptuar për shkak të probleme të lartpërmendur, apo edhe për shkak të ndonjë ndëprerjeje të internetit.

File Repair mund të rregullojë skedarë si dokumente për Word, punime me Excel, paraqitje në PDF dhe në PowerPoint, video, audio dhe fotografi.

Si të riktheni skedarët e dëmtuar ose të korruptuar?

Shkarkoni dhe instaloni softuerin File Repair.

Hapeni atë dhe përzgjedhni skedarët që dëshironi t’i rregulloni

Klikoni Start Repair.

Pasi të kryhet procesi i rregullimit, skedarët e rregulluar do të ruhen në të njëjtin vend me një emër tjetër. Varësisht nga madhësia e skedarit dhe ashpërsia e prishjes, dallon edhe koha e rregullimit.

Nëse nuk gjeni ndonjë rezultat nga rregullimi, atëherë ju mund të dërgoni skedarin e korruptuar/dëmtuar  tek repair[at]filerepair1 [pikë]com për t’u përmirësuar nga ekspertët./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>