Ja se si

Rregulloni Windows Vista me 10 përmirësime të lehta

Apr 9 2009
0 Shpërndarje
Rregulloni Windows Vista me 10 përmirësime të lehta

Nuk duhet të investoni në vegla të shtrenjta për të siguruar Windows Vista. Ja se si mund të mbroni kompjuterin duke përdorur vegla falas dhe disa përshtatje të thjeshta.

Windows Vista mund të jetë sistemi operativ më i sigurt i Microsoft, por ende është larg të qenit plotësisht i sigurt. Në kutinë e konfigurimit, Vista ende lë të hapur mundësinë që të dhënat të rrjedhin në rrjet përmes Firewall, apo që ndokush të ndryshojë opsionet e shfletuesit pa e ditur ju fare. Por mund të bëni disa ndryshime të mençura, duke përdorur veglat e sigurisë brenda Windows Vista dhe në disa raste, duke shtuar disa pjesë të softuerëve pa pagesë.


 Konsultohuni me qendrën e sigurisë së Windows
altPër të hedhur një shikim të shpejtë te opsionet e sigurisë, vizitoni qendrën e sigurisë të Windows (Windows Security Center), ku mund të gjeni statusin e Firewall, freskimet automatike, mbrojtjen nga programet e infektuara dhe opsione të tjera sigurie. Klikoni Start, Control Panel, Security Center, apo thjesht vetëm klikojeni ikonën mbrojtëse në shiritin e detyrave. Nëse shihni ndonjë hyrje me shkronja të kuqe apo të verdha, nuk jeni plotësisht të mbrojtur. Për shembull, nëse nuk keni instaluar akoma një antivirus, apo nëse antivirusit aktual i ka kaluar afati, sektori për programe të infektuara, në qendrën e sigurisë, duhet të ketë ngjyrë të verdhë. Windows nuk ofron vegla antivirusi, ndaj duhet të instaloni vetë diçka. Nga antivirusët pa pagesë, ju rekomandoj AVG Anti Virus 8 (find.pcworld.com/61327).


  Përdorni mbrojtësin e Windows për diagnozifikim
altQendra për siguri, sektori i programeve të infektuara, raporton po ashtu për mbrojtjen kundër viruseve, ndërsa për këtë komponent sigurie Vista mbështetet nga Windows Defender. Me gjithë mbrojtjen prej viruseve nga antivirusi, ka edhe arsye të tjera për ta mbajtur të aktivizuar Windows Defender. Çdo program kundër softuerëve spiunues ka definicionin e vet, se çfarë është dhe çfarë nuk është softuer spiunues, ndaj një mbrojtje e tepërt mund të ofrojë të mira të tjera. Një arsye tjetër për të mbajtur të aktivizuar Windows Defender është diagnoza. Klikoni Tools dhe pastaj zgjidhni nga paneli, Software Explorer. Mund të shfaqni listat e aplikacioneve nga disa kategori, duke përfshirë edhe Currently Running Programs, Network Connected Programs dhe Winsock Service Providers, por programet start up mund të jenë më të suksesshmet. Klikoni në cilindo emër në dritaren majtas dhe të gjitha detajet do të paraqiten në panelin djathtas.


 Ç’aktivizoni menynë Start Up
altWindows Vista mban gjurmët e të gjitha dokumenteve dhe programeve që aktivizoni në menynë Start Up. Kjo mund të jetë shumë e volitshme për disa përdorues, por nga ana tjetër, nëse keni një kompjuter të përbashkët në shtëpi apo zyrë, kjo mund të jetë e rrezikshme për privatësinë tuaj. Fatmirësisht, Windows Vista mundëson rregullime të lehta për këto mundësi. Për të mbrojtur privatësinë, ndiqni këto hapa:
1. Me tastin e djathtë klikoni në taskbar dhe zgjidhni Properties. 2. Klikoni në menynë Start. 3. Shfaqni listën e dokumenteve të hapura së fundi. 4. Shfaqni listën e programeve të hapura së fundi. 5. Klikoni OK.


  Rregulloni mbrojtjen e Firewall në dy mënyra
Asnjë desktop nuk do të duhej të ishte pa firewall personal, ndaj edhe nëse qendra e sigurisë (Security Center) ju thotë se jeni të mbrojtur, në të vërtetë mund të mos jeni fare të mbrojtur. Firewall i Vista përmban bllokada për tërë trafikun e brendshëm, që mund të jenë programe të infektuara apo programe të dyshimta, dhe kjo sigurisht është një gjë e mirë, por mbrojtja e jashtme nuk egziston. altKjo mund të jetë një situatë e rrezikshme nëse ndonjë softuer i infektuar gjen rrugën drejt kompjuterit tuaj. Microsoft ka përfshirë veglat që Windows Vista të ketë mundësinë e mbrojtjes me Firewall në dy mënyra, por gjetja e këtij opsioni mund të jetë paska e komplikuar. (Mos u lodhni duke kërkuar në dritaren e dialogut të Windows Firewall settings). Për të aktivizuar mbrojtjen e Firewall me dy mënyra, fillimisht klikoni në butonin Start, ndërsa në search shkruani wf.msc. Shtypni Enter. Më pas klikoni në ikonën e Windows Firewall, për siguri të avancuar. Kjo ndërfaqe e menaxhimit shfaq rregullat e brendshme dhe të jashtme. Klikoni Windows Firewall properties dhe do të shihni një dritare dialogu që përmban disa fusha. Për çdo profil Domain, privat apo publik, fillimisht ndërroni opsionin në Block dhe pastaj klikoni OK. Sidoqoftë, vendosja e mbrojtjes Firewall me dy mënyra, do të bllokojë të gjitha aplikacionet e qasjes në internet. Ndaj, para se të dilni nga Firewall me Advanced Security, rrotulloni poshtë rrotën e miut, klikoni Outbound rules dhe pastaj New Rule, në këndin e sipërm djathtas. Pastaj zgjidhni programin në shfletuesin e ardhshëm, në rrugën e programit të Internet Explorer, për iTunes apo çfarëdo aplikacioni që keni për qasje në internet. Për çdonjërin prej tyre zgjidhni Allow dhe pastaj emërtoni çdo rregull që e krijoni. Do t’ju duhet të krijoni një rregull për çdo aplikacion që ka qasje në internet.


 Mbani larg kompjuterit mysafirët e padëshiruar
Nëse kompjuterin tuaj e përdorin edhe njerëz të tjerë (apo edhe nëse nuk e përdorin), Windows Vista ka një mënyrë të volitshme për t’i parandaluar mysafirët e padëshiruar të mos gjejnë fjalëkalimin e administratorit. Kur krijoni një përdorues dhe bëni njërin prej tyre administrator me të drejta të plota, Windows Vista lejon përdoruesit e tjerë të bëjnë tentime të panumërta për të gjetur fjalëkalimin. Ja si të limitoni numrin e tentimeve për gjetjen e fjalëkalimit. 1. Klikoni Start dhe pastaj shkruani Local Security Policy. 2. Klikoni Account Lockout poilicy. 3. Zgjidhni Account lockout Threshold. 4. Në prompt shkruani numrin e tentimeve për gjetjen e fjalëkalimit (të themi, 3). 5. Klikoni OK dhe mbylleni dritaren.


 Identifikoni sulmuesit
Me Account Lockout policy mund të shihni sulmet eventuale në llogarinë tuaj. Për të aktivizuar auditimin për ngjarjet e filluara, ndërmerrni hapat e ardhshëm. 1. Klikoni butonin Start, shkruani secpol.msc dhe klikoni ikonën secpol. 2. Klikoni Local Policies dhe pastaj Audit Policy. 3. Me tastin e djathtë të miut klikoni në Audit account logon events dhe pastaj zgjidhni properties. 4. Kontrolloni Failure box dhe shtypni OK. 5. Me tastin e djathtë të miut, klikoni në Audit logon events policy dhe zgjidhni Properties. 6. Selektoni Failure box dhe klikoni OK. 7. Mbyllni dritaren e Local Security Policy. Kështu mund të përdorni Event Viewer për të parë numrin e hyrjeve të ruajtura në Windows Logs and Security.


 

Siguroni opsionet e Internet Explorer
altWindows Security Center do t’ju raportojë nëse opsionet e sigurisë së Internet Exporer 7 (apo IE 8) janë në nivelin e kërkuar. Nëse ekrani shfaqë këtë pjesë të nënvizuar me të kuqe, mund t’i përshtatni opsionet brenda shfletuesit. 1. Në shiritin e menyve të Internet Explorer klikoni Tools. 2. Në listën drop-down klikoni Internet Options. 3. Zgjidhni fushën Security. 4. Brenda fushës së sigurisë, klikoni Costum Level. Që këtu mund të shihni një dritare me të gjitha opsionet e sigurisë së shfletuesit. Nëse disa janë poshtë nivelit të kërkuar, do të jenë të nënvizuara me të kuqe. Po ashtu mund të ndryshoni opsionet individuale. Për t’i ndryshuar këto opsione që nga fillimi, klikoni në butonin afër fushës në pjesën e poshtme. Mund t’i ndryshoni opsionet e përgjithshme për Internet Explorer nga niveli i zakonshëm në nivelin e dëshiruar. Në fund klikoni OK për të ruajtur ndryshimet e bëra dhe pastaj mbyllni dritaren.


 Përdorni OpenDNS

Serverët e quajtur Domain Name System (DNS) mund të veprojnë edhe si phonebook. Kur shkruani emrin e ndonjë domaini si pcworld.al në shiritin adresave, Internet Explorer e dërgon këtë kërkesë te serverët DNS të kompanisë suaj të internetit, e cila, pastaj i konverton karakteret alfa-numerike në seri numrash apo adresë IP. Serverët DNS kanë kaluar nëpër sulme të ndryshme gjatë këtyre viteve, pasi kriminelët kërkojnë të ndjekin preferencat e përbashkëta online te serverët DNS. Një mënyrë për t’i parandaluar këto abuzime është të punuarit me OpenDNS. Shkoni në Start, Control Panel, Network and Internet dhe pastaj klikoni Network and Sharing Center. Nën opsionet e listuara në të majtë, klikoni në dritaren Manage Network Connections dhe ndërmerrni hapat e ardhshëm. 1. Me tastin e djathtë të miut klikoni në ikonën që përfaqëson kartën e rrjetit. 2. Klikoni Properties. 3. Në listën e Properties, klikoni Internet Protocol version. 4. Klikoni butonin Properties në ekranin e ardhshëm. 5. Zgjidhni përdorimin e butonit të adresave të serverëve DNS. 6. Në adresën primare shkruani 208.67.222.222. 7. Në adresën sekondare shkruani 208.67.220.220. 8. Klikoni OK.


 Përdorni User Account Control
Një vend të cilin njerëzit do të dëshironin ta shihnin me të kuqe është edhe User Account Control (UAC) në Windows Vista, që ndoshta është edhe tipari më kontrovers në sistemin operativ. altI dizajnuar për të ndalur mashtrimet dhe mbajtjen larg të softuerit nga instalimi automatik, UAC ka tendencë të ndalë ndërprerjet e shpeshta gjatë instalimit të softuerit. Në Windows 7 do të mund ta vendosni UAC-në në nivelin që dëshironi. Deri atëherë keni edhe disa mundësi. Një prej tyre është ç’aktivizimi i plotë i UAC. Duhet kushtuar kujdes nëse UAC ju paralajmëron për ndonjë rrezik të mundshëm. Në vend të kësaj, instaloni TweakUAC (find.pcworld.com/61960), një vegël falas që ju lejon të aktivizoni apo ta ç’aktivizoni UAC. Kjo vegël ofron një mundësi “quiet mode” që e mban të aktivizuar UAC, por mban administrimin në nivel të kënaqshëm. Me Tweak-UAC në opsionin “quiet mode”, përdoruesve me llogari administratori, do u duket i ç’aktivizuar.


 Kontrolloni punën
Tani që e keni përmirësuar Windows Vista, mund t’i mbani tabet të sigurt me System Health Report. Kjo vegël diagnoztikuese merr të dhëna nga Performance and Reliability Monitor dhe kthehet në një raport informues që mund të rregullojë problemet potenciale të sigurisë. 1. Hapni Control Panel. 2. Klikoni Sytem. 3. Në listën e opsioneve, klikoni Performance. 4. Në listën e detyrave që rrjedhin, klikoni Advanced tools. 5. Klikoni në artikullin e fundit të zgjedhur: Gjeneroni një raport. Raporti do të listojë driverët që mungojnë e që shkaktojnë kode të gabuara. Raporti do t’ju njoftojë edhe kur antivirusi dhe UAC janë të aktivizuar. Raportimi një herë në muaj, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull do të ishte e një gjë e mirë.

 

Lajmet e fundit>