Analiza

Rregullorja e re te taksës dixhitale do të hyjë në fuqi së shpejti në Bashkimin Europian

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Rregullorja e re te taksës dixhitale do të hyjë në fuqi së shpejti në Bashkimin Europian

05jpEUTAX1-articleLargeMe ardhjen e vitit të ri, ndryshimi në rregullat fiskale të Bashkimit Europian po rrisin taksën në një pjesë të konsiderueshme të blerjeve të produkteve dixhitale si librat dhe aplikacionet e smartfonëve. Sipas rregullave të reja, fillimisht aprovuar në 2008, taksa për shërbimet dixhitale të tilla si shërbimet Cloud apo transmetimet e filmave do të përcaktohej sipas vendqëndrimit të konsumatorëve, dhe jo më të bazohej në faktin se mund të ekzistonin zyra qendrore të ofruesit në Europë. Ekspertët thonë se rregullat e reja mund ti shtojnë afro 1 miliard dollar të ardhura Bashkimit Europian.

Ajo që mbetet e paqartë është se cili prej 28 shteteve anëtare do të paguajë më shumë. “Çka që mbetet e pashmangshme është ndryshimi i çmimit”, tha Richard Mollet, shefi ekzekutiv i Organizatës së Botuesve. “Pyetja qëndron se nëse distributorët, publikuesit apo konsumatorët do të kenë në konsideratë këtë rritje çmimesh.”

Këto ndryshime në Bashkimin Europian i të ashtuquajturës “taksë e vlerës së shtuar” – një taksë e ngjashme me shërbimet në SHBA, janë pjesë e një implementimi nga ligjvënësit për të taksuar më tepër ekonominë dixhitale të rajonit. Kompanitë si Apple dhe Amazon janë kritikuar vazhdimisht për operacionet e tyre Europiane të cilat implementonin taksa tejet të ulëta në disa vende Europiane si Irlanda apo Luksemburgu.

Një pjesë e madhe e kompanive teknologjike më të mëdha të botës që shesin produkte dixhitale, si Amazon dhe Microsoft, bizneset e tyre dixhitale i kanë të lokalizuara në Luksemburg, ku TVSH është në masën 3 % për librat elektronikë. Në kontrast, vendet e tilla si Britania kanë TVSH-në në masën 20 % për librat elektronikë. Analistët thonë se rregullat e reja ofrojnë një avantazh ndaj kompanive me shtrirje globale.

Microsoft tha se kostot në Skype do të rriteshin për konsumatorët Europian, ndërsa kompania ka rritur TVSH duke e barazuar me TVSH-në e vendeve respektive Europiane. Ndërsa çmimet për shërbimet e tjera përfshi edhe shkarkimin e lojërave në Europë nuk do të ndryshojnë. Netflix, shërbimi i video transmetimit që po përhapet agresivisht në Europë, nuk ka në plan të rrisë tarifimin ndërsa Amazon tha se kostoja e abonimit të saj Prime gjithashtu nuk do të rritet.

Google dhe Apple, të cilët disponojnë dy dyqanet më të mëdha në botë të aplikacioneve, gjithashtu nuk do të reduktojnë tarifimin prej 30 % që bëjnë për çdo blerje dixhitale. Gjigandët teknologjikë Amerikanë, do të grumbullojnë TVSH e çdo vendi në emër të zhvilluesit. Disa nga këto zhvillues pritet të përvetësojnë rritjen e taksave për të shmangur zemërimin e konsumatorëve Europian, të cilët nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë rritje çmimesh për lojërat, aplikacionet apo shkarkimet e tjera dixhitale.

Përpjekjet e Bashkimit Europiane për të ndjekur hapat e ngjashëm të ndërmarra në SHBA për të lejuar një taksë shitjeje në internet do të detyronte distributorët të grumbullonin taksat për qeveritë lokale dhe shtetërore, edhe nëse kompanitë nuk kanë prezencë fizike në atë shtet.

Ky rimodelim i sistemit të taksave vjen si pjesë e një përpjekjeje për të qëndruar në një linjë me avancimet teknologjike. Për shembull, Netflix ka sjellë një ndryshim të konsiderueshëm në mënyrën e operimit ku shërbimi i kompanisë përfiton nga avantazhi i një linje të shpejtë interneti për të parë një film duke ia lënë të shkuarës distributorët e DVD.

Zhvillimet teknologjike po ndodhin shumë shpejt, dhe politikanët po mundohen të gjejnë një mënyrë për të taksuar ekonominë dixhitale. Një nga vendet më të prekura nga rregullorja e re do të jetë Luksemburgu. Taksat tejet të ulëta të shtetit të vogël kanë bërë që Apple të vendosë biznesin e saj qendror ndërkombëtar të iTunes pikërisht në këtë shtet. Gjithashtu edhe operacionet e shkarkimeve dixhitale të Microsoft gjenden në Luksemburg.

Sistemi taksativ ndaj korporatave në Luksemburg është kritikuar jo pak herë nga vende të ndryshme Europiane ku dhe janë hapur hetime. Ish Kryeministri i këtij shteti, Jean Claude Juncker, i cili tashmë është në krye të krahut hetimor të Unionit, është kritikuar për rolin e tij në promovimin e politikave të taksave të ulëta. Luksemburgu do të humbasë një sasi të konsiderueshme të ardhurash sepse nuk do të ketë më arsye ekonomike për një kompani të qëndrojë në këtë shtet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>