Harduer

Rrëshqasin imazhet dhe detajet e para mbi HTC Firestone

Jun 23 2009
0 Shpërndarje
Rrëshqasin imazhet dhe detajet e para mbi HTC Firestone

Firestone, një pajisje që funksionon në sistemin operativ Windows Mobile 6.5, besohet se përdor një ekran 3.6 inç WVGA të ndjeshëm në prekje dhe fuqi grafike të fuqizuar nga një procesor 600 MHz Qualcomm.

Memoria arrinë në formën e 256 MB RAM, përkrahet nga 512 MB ROM dhe ka një port për kartela të memories microSD. Një veçori kyçe thuhet se është kamera 8 megapikselëshe, për të cilën ende nuk dihet a do të ketë blic apo autofokus.

Opsionet e konektimit mendohet se do të përfshijnë GSM dhe HSDPA, së bashku me Bluetooth 2.0 dhe 802.11 b/g Wi-Fi. Funksionet e limituara të navigimit janë të përkrahuara përgjatë GPS-it asistues, kurse akselerometri do të duhej të mundësoj rrotullim automatik të imazheve.

Sipas të gjitha gjasave zërimi do të mund të depërtojë edhe përmes një porti të dedikuar për kufje, 3.5mm.  Nuk u kuptua asnjë fjalë mbi çmimin, por burimi ynë ka bërë të ditur se muaji gusht mund të jetë muaji i paraqitjes në treg.

Lista më e detajuar me specifika

 

  • Celulari: GSM850, GSM900, GSM1800, GSM1900, UMTS900, UMTS2100.
  • Lidhje: GSM dhe HSDPA
  • Sistemi Operativ: Windows Mobile 6.5.
  • Ekrani: 3.6 inç TFT WVGA ekran transreflektiv dhe i ndjeshëm në prekje, 65,536 ngjyra.
  • CPU: 600Mhz Qualcomm 8250 processor.
  • Memoria: 256MB RAM dhe512 MB ROM.
  • Port për: Micro SD.
  • Bluetooth: Bluetooth 2.0 + EDR.
  • Wireless LAN: 802.11b, 802.11g.
  • AGPS
  • Sensor Gyro
  • Kufje: 3.5mm.
  • Kamera kryesore: 8 mega piksela

Lajmet e fundit>