Analiza

Rreth 20% e profileve në Twitter janë të automatizuara ose të kontrolluara nga aplikacione

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Rreth 20% e profileve në Twitter janë të automatizuara ose të kontrolluara nga aplikacione

140812084724-twitter-big-ben-620xaNë një analizë mbi bazën e përdoruesve të rrjetit social Twitter, thuhet se 30 milionë ose ndryshe 11% e përdoruesve të rrjetit social kryejnë cicërima nëpërmjet aplikacioneve të tilla si Tweetdeck.

Tweetdeck është një aplikacion, i cili poston në profilin tuaj automatikisht edhe nëse ju nuk jeni aktiv. Krahas këtij grupi, 23 milionë përdorues ose ndryshe 8.5% e totalit të përdoruesve të rrjetit social kanë automatizuar profilin e tyre që të postojë cicërima edhe pa praninë e tyre.

Këto shifra nuk janë një lajm i keq për kompaninë pasi kjo do të thotë për 30 milionë profile, të cilat nuk shikojnë ose klikojnë në reklamat e rrjetit social Twitter. Krahas kësaj është edhe pjesa tjetër prej 23 milionë profilesh, të cilat nuk janë gjithmonë aktive dhe janë të automatizuara.

Twitter gjithashtu deklaroi se 5% e profileve janë të rreme dhe profile për spame. Shembuj të shumtë mund të merren si: Në qoftë se do të shkoni në faqe të tilla si @YesYoureRacist, @YesYoureSexist ju do të merrni komente, të cilat bëhen në mënyrë automatike. Gjithashtu edhe ora e famshme e Anglisë, Big Ben, ka një profil në Twitter, i cili është i automatizuar. Çdo ditë në orën katër të drekës ky profil cicëron komentin “BONG BONG BONG BONG.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>