Lajmet

Rreth 80% e programeve keqdashëse janë për Android

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Rreth 80% e programeve keqdashëse janë për Android

Android mawareShifra ekzakte është 79%, por gjithsesi kjo është një shifër aq e madhe sa për ta bërë Android “mbretin” e programeve keqdashëse.

Kjo është e kuptueshme kur je sistemi operativ më i përdorur në botë dhe ke shumë lidhje me kompani të palëve të treta që janë të pabesueshme.

Është e vështirë të mendohet tani, por para 2 vjetësh ishte Symbian në vend të parë, kjo sipas firmës për siguri F-Secure.

Sot gjithsesi Android është një shënjestër shumë më herë e pëlqyeshme. F-Secure thotë gjithashtu se këto kërcënime po i shqetësojnë shumë përdoruesit mobil. Kërcënimet më të shpeshta janë trojanët ku zënë 70% të të gjithë listës.

Gjëja më e keqe është se këto trojanë nuk ndodhen vetëm në aplikacione kineze të dorës së tretë, por disa prej tyre kanë arritur të depërtojnë dhe në Google Play. Gjithashtu vihet re që përveç qëllimit për shkatërrim, këto viruse tani kanë si synim gjithashtu përfitim monetar.

Fatmirësisht për përdoruesit, platforma më e shënjestruar është gjithashtu dhe një nga më të mbrojturat, me shumë sisteme sigurie duke nisur që nga Google Play. (PCWorld Albanian)

android tabela

Tags >

android
Lajmet e fundit>