Vecuara

Rrezikohet shitja e Windows 7 dhe Xbox 360 në Gjermani

May 2 2012
0 Shpërndarje
Rrezikohet shitja e Windows 7 dhe Xbox 360 në Gjermani

Beteja gjyqësore që po zhvillohet në një gjykatë gjermane drejtoi këtë gjykatë që të japë një urdhër në favor të Motorolas. Nëse Motorola zgjodhi që ta përkrahte urdhrin, kjo do të mund të ndalte shitjet dhe shpërndarjen e Xbox 360, softuerit Windows 7 dhe madje edhe Internet Explorer në vend. Gjermania ishte qendra e grupit të Microsoftit në Evropë, por ndërmarrja e ndërroi vendndodhjen e kësaj qendre në Holandë me rastin e pritjes së një beteje të këtillë gjyqësore.

“Ky është një hap në një proces të gjatë dhe ne jemi të bindur që Motorola eventualisht do të mbajë premtimin e vet për t’i bërë patentat e veta standarde thelbësore të mundshme në rregulla të drejta dhe të arsyeshme për të mirë të konsumatorëve të cilët kënaqen me videot në ueb,” tha Microsoft në një deklaratë.

“Motorolas i është ndaluar veprimi në vendimin e sotshëm dhe biznesi ynë në Gjermani do të vazhdojë si zakonisht gjersa ne e thërrasim këtë vendim dhe ndjekim çështjen themelore të premtimit të thyer të Motorolas,” tha Microsoft në një deklaratë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>