Siguri

Rreziku nga një worm detyron Microsoft të bëjë një arnim kritik

Jan 28 2009
0 Shpërndarje
Rreziku nga një worm detyron Microsoft të bëjë një arnim kritik

altNjë gabim i frikshëm sigurie që do të mund të lejonte një krimb të infektonte një kompjuter, për t’u hedhur më pas te të tjerët, ka detyruar Microsoft të lëshojë një arnim jashtë radhe në tetor. Azhurnimi është kritik për Windows XP, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2000, në të dy versionet, 32 dhe 64 bit. Microsoft thotë se sulme të qëllimshme shënjestruan vrimën e sigurisë para se të lëshohej arnimi dhe se detaje të kodit të shfrytëzuar janë botuar tani online.
Kjo shënon të parën herë që nga prilli 2007 që Microsoft lëshon një arnim jashtë rutinës së vet . ky veprim u nxit nga epidemia e krimbave, si Blaster dhe Slammer, që i kushtuan përdoruesve miliarda dollarë për të dezinfektuar kompjuterët në vitin 2003.
Megjithëse vrima e re është një rrezik i madh, mbrojtja e ngritur tashmë, që nga shfaqja e rrezikut e bën mundësinë e një epidemie tjetër shumë të pakët. Më me rëndësi është rikonfigurimi i mundshëm i Firewall te Windws XP. Një krimb i ndërtuar mbi këtë pikë do të mund të krijonte një lidhje të kompjuterit me jashtë, që Firewall zakonisht e bllokon. Nëse një PC nuk ka Firewall ose është konfiguruar të lejojë File Sharing dhe një sulm vjen nga një kompjuter i infektuar, kompjuteri i sulmuar do të vihet nën kontrollin e krimbit. Rrjetet e biznesit që tipikisht kanë shumë kompjuterë të konfiguruar për File Sharing janë më të rrezikuarit.
Windows Vista dhe Windows Server 2008 kanë konfigurime të tilla që e ulin rrezikun nga “kritik” në “të rëndësishëm”, sipas vlerësimit të Microsoft. Kompania shpërndau arnimin përmes Automatic Updates, por mund ta shkarkoni manualisht, duke lexuar dhe informacione të tjera rreth kësaj, në find.pcworld.com/61863.

Arnime dhe për Internet Explorer
Në kalendarin e normal të arnimeve, çdo të martë, Microsoft lëshoi gjithashtu arnime për 6 vrima sigurie te Internet Explorer, duke theksuar nevojën për të kaluar në Internet Explorer 7 sa më shpejt të jetë e mundur. 
Gabimet e shumta influencojnë IE 5, 6 dhe 7 në Windows 2000, XP, Vista, Server 2003 dhe Server 2008, por rreziku është më serioz nëse përdorni versione të vjetra të IE në Windows XP ose 2000. Në këtë rast sulmuesi arrin të komandojë plotësisht kompjuterin e infektuar. Nëse keni IE7, sulmuesi arrin të vjedhë fjalëkalimet dhe të dhëna të tjera të ruajtura në coockie, por asgjë tjetër.
Dy krimbat konsiderohen si shumë të rrezikshëm nga Expoitability Index Assesment i Microsoft,  ku dhe tregohet  si si mund të ndodhë një sulm real. Merrni rregullimet përmes Automatic Updates, ose shkarkoni arnimin duke dhe lexuar diçka më tepër në find.pcworld.com/61865.

F-secure e pasigurt
Programet e sigurisë po krijojnë përsëri pasiguri. Nëse një program F-secure, nga Internet Security 2008 te Anti-Virus 2008, deri te Home Server Security 2009, në versionet që fillojnë nga viti 2006, skanojnë një skedar të kompresuar të infektuar, i gjithë sistemi mund të infektohet. F-secure thotë se nuk është verifikuar asnjë sulm, por nëse përdorni ndonjë nga këto versione, sigurohuni një aplikacioni ka bërë azhurnimet e duhura, (që duhet të bëhen automatikisht).

Lajmet e fundit>