Vëzhgim

Rreziqet nga tranzicionet e tjera dixhitale televizive

Apr 9 2010
0 Shpërndarje
Rreziqet nga tranzicionet e tjera dixhitale televizive

Por për një sekondë, tranzicionet dixhitale të maskuara më pak, të cilat janë duke ndodhur te ofertuesit shtetërorë të rrjetit kabllor, mund të shkaktojnë që ju të humbisni kanalet televizive të cilat i keni pritur, mund të ndodhë që t’ju detyrojnë t’i paguani ofertuesit kabllor një pagesë më të lartë mujore për të marrë kanalet në TV ose mund të krijojë disa komponentë të padobishëm për sistemin tuaj shtëpiak të argëtimit.

Shenjat e paralajmërimit
A keni tentuar të shikoni një kanal televiziv kabllor dhe pastaj keni marrë një paralajmërim që kanali nuk gjendet më në listë? Ose a keni lexuar materialin reklamues nga ofertuesi juaj kabllor, se ju duhet të keni një kuti kabllore në secilin prej TV-ve tuaj për të shikuar kanalet më të preferuara televizive? Nëse është kështu, stacionet analoge që ju i njihni dhe i pëlqeni, mund të mos gjenden më para jush.

Avancimi dixhital i reklamuar më pak prej disa kompanive kabllore ndikon kanale të ndryshme kabllore që zakonisht gjenden mes kanaleve 20 dhe 90, duke përfshirë kanalet televizive tejet të kërkuara, si AMC, CNBC, CNN, Headline News, ESPN, History, MSNBC, MTV, Spike TV, TNT dhe USA Network. Në varësi të kompanisë suaj kabllore, këto kanale mund të bëhen të gatshme për ju vetëm nëse keni një kuti kabllore.

Para avancimit dixhital, në vend që të blini një kuti të tillë për të shikuar spektaklet televizive, shumica e shikuesve mund të vendosnin kabllon koaksiale nga muri drejtpërsëdrejti në njërën prej këtyre pajisjeve në vijim; televizor analog ose dixhital; në një video incizues dixhital si Replay ose TiVo (Series1 ose Series2); në një DVD incizues ose VCR; kompjuter Microsoft Windows Media Center ose në një kompjuter të pajisur me TV-tuner.
Nëse ju vendosni kabllon tuaj drejtpërsëdrejti në njërën prej këtyre pajisjeve, atëherë ju mund të ndikoheni. Disa përdorues kabllor do të duhet të marrin një kuti kabllore me një IR Blaster të lidhur në të, në mënyrë që pajisja e tyre të komunikojë me kutinë për të ndërruar kanalet – por ata gjithsesi do të jenë në gjendje të shikojnë dhe të incizojnë video analoge.
Në anën tjetër, disa përdorues mund të mos jenë në gjendje të incizojnë ose edhe të shikojnë kanale. Si përgjigje, kompani si TiVo po bashkëpunojnë me Comcast, ofertuesin kabllor që është duke bërë më shumë avancimin dixhital, për t’i bërë pajisjet e saj legjendare më të përshtatshme.

Sjellja ndaj tranzicionit
Analiza jonë me top pesë ofertuesit kabllorë, Cablevision, Charter, Comcast, Cox Communications dhe Time Warner Cable, jep shenja se konsumatorët e Cablevision dhe Comcast do të jenë më të ndikuarit nga tranzicioni.
Cablevision: Cablevision do të jetë i pari prej më të mëdhenjve ofertues kabllorë që do të ofrojë shërbime të reja vetëm dixhitale për kanalet e zgjeruara bazë. Broadcast dhe kanalet lokale do të vazhdojnë të jenë në transmetim simulues analog për të ardhmen e parashikuar. Shumë kanale të zgjeruara bazë do të vazhdojnë të qëndrojnë analoge, por Cablevision ka filluar eliminimin e furnizimeve analoge dublikate të stacioneve që mbarten në formatin dixhital. Për të kapur këto kanale, ju duhet të lidhni një kuti kabllore në secilin televizion që planifikoni të përdorni, me një çmim prej 6.75$ për kuti në muaj.

Charter: Charter do të ofrojë transmetim simulues analog të kanaleve në transmetim. Charter thekson se disa rajone kanë migruar në renditjen dixhitale, por është duke e trajtuar migrimin dixhital si një proces gradual dhe nuk ka plane që të kalojë menjëherë tërësisht në dixhital. Vetëm një grusht kanalesh kanë lëvizur nga analog në dixhital në bazën e zgjeruar, por eventualisht shumë prej tyre do të bëjnë të njëjtën gjë, ka thënë një zëdhënës. “Ne kemi tentuar të mos bëjmë ndryshime pastruese për konsumatorët tanë.”

Comcast: Comcast është duke e ndjekur migrimin e saj dixhital me kapacitet të plotë: Kompania filloi të ashtuquajturin “Project Cavalry” në vitin 2005 (në disa tregje, duke përfshirë Chicago dhe Philadephia, të cilat i janë nënshtruar tranzicionit). Në momentin që përfundon migrimi, konsumatorët duhet të kenë një kuti set-top për çdo televizor në shtëpi (ose një kuti tërësisht ndërvepruese ose diçka që Comcas i referohet si “përshtatës dixhital për TV”) për të marrë kanalet kabllore nga Comcast.

Comcast nuk është duke kërkuar pagesë shtesë nga konsumatorët për të kaluar në nivelin fillestar të shërbimit tërësisht dixhital. Konsumatorët ekzistues analogë që bëjnë kalimin, do të marrin pa pagesë kutinë set-top, me video-në-kërkesë dhe komunikim dydrejtimësh mes kutisë dhe Comcast (kutitë shtesë do të kushtojnë 7$ në muaj).

CoxCommunications: Cox nuk ka kaluar ende në tërësisht dixhital. Kompania do të vazhdojë të ofrojë një linjë të fuqishme të kanaleve analoge, që do të thotë se nuk ka asnjë ndikim në renditjen tuaj momentale nëse nuk keni një kuti kabllore. Sipas Cox, sinjali do të konvertohet nga formati i saj dixhital, kështu që konsumatorët do të kenë një programim ajror dixhital dhe disa programime të tjera përmes kabllove dixhitale në formatin analog.
TimeWarnerCable: Time Warner planifikon të kalojë dixhital për të liruar bandwidth. 67% e konsumatorëve të Time Warner, të cilët janë abonuar tashmë për pakot dixhitale; kompania nuk ka theksuar numrin e konsumatorëve të cilët momentalisht zotërojnë kuti. Time Warner kërkon 7 deri në 9 dollarë në muaj për kutitë e saj set-top, në varësi të vendndodhjes së konsumatorit dhe tipit të kutisë. Nëse jetoni në një vend ku Time Warner ka kaluar tërësisht në dixhital, atëherë ju duhet të keni një kuti.

Lajmet e fundit>