Siguri

Rrëzohet CIA.gov, Anonymous merr përgjegjësinë

Feb 11 2012
0 Shpërndarje
Rrëzohet CIA.gov, Anonymous merr përgjegjësinë

Shumë blogje ia kanë atribuuar këtë rrëzim grupit të hakerëve Anonymous. Të heshtur sa i përket çështjes, por sidoqoftë disa cicërima të bëra në Twitter nëpërmjet llogarive @AnonOps dhe @AnonymousIRC treguan që përgjegjësinë për këto sulme e merr Anonymous. Nëpërmjet këtyre dy llogarive u postuan dy lidhje, një tek një artikull në IT World dhe një në Russia Today, që të këta duke treguar për një sulm DDoS të dukshëm, të kryer duke e mbingarkuar uebfaqen me trafik dhe duke e shtyrë faqen që të dalë përkohësisht offline.

Gjatë të premtes së kaluar, më 3 shkurt, Anonymous publikoi një thirrje të FBI-së dhe e ndërmori një fushatë të hakimit duke shpartalluar uebfaqen e Departamentit Policor të Bostonit, duke marrë të dhëna nga Departamenti Policor i Salt Lake City, publikoi emaila që i përkisnin ndërmarrjes ligjore të Uashingtonit dhe e morën përgjegjësinë për secilin sulm./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>