Harduer

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Aug 20 2018
0 Shpërndarje
Charge 3 është rezistent ndaj ujit e madje tashmë mund të regjistroni aktivitetin e notit. Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si Apple Watch, Galaxy Watch apo Fitbit Ionic, por Fitbit nuk ka harruar gjurmuesit e fitnesit.

Sot Fitbit prezantoi rripin e fitnesit Charge 3. Në pamje të parë ai është identik me Charge 2 me një ekran vertikal por të njëjtën janë edhe në madhësi dhe formë.

Por nëse vështrojmë më nga afër vërejmë se Charge 3 ka shumë detaje ndryshe nga paraardhësi.

Së pari Charge 3 vjen me trup prej alumini dhe xham Gorilla Glass 3. Ekrani është me prekje dhe zë një hapësirë 40% më shumë sesa Charge 2.

Charge 3 është rezistent ndaj ujit e madje tashmë mund të regjistroni aktivitetin e notit.

Fitbit gjithashtu ka përmirësuar sensorin e matjes së rrahjeve të zemrës për më tepër saktësi falë sensorit SpO2.

Bateria e Charge 3 mban deri në 7 ditë me një karikim të vetëm, dy ditë më shumë sesa Charge 2.

Butoni fizik i Charge 2 është zëvendësuar nga një buton induktiv i ngjashëm me butonin e iPhone të fundit.

Pjesët e tij nuk lëvizin dhe shtypja regjistrohet nga një feedk haptik. Ende ajo që i mungon Charge 3 është GPS.

Charge 3 vjen në dy modele: modeli bazë me çmim 149 dollarë dhe modeli special 169 dollarësh i cili ka NFC dhe mbështetje për Fitbit Pay.

Porositë kanë filluar nga dita e sotme përmes uebsajtit të Fitbit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>