Harduer

Rripi fitnesit Fitbit Flex 2 shkakton djegie të rënda një gruaje në Shtetet e Bashkuara

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Ajo tha për mediat se Flex 2 filloi të shkrihej mbi krahun e saj ndërsa po lexonte një libër. Fitbit shprehu keqardhje për ngjarjen e ndodhur dhe se kishte marrë shumë seriozisht çështjen. Rripi fitnesit Fitbit Flex 2 shkakton djegie të rënda një gruaje në Shtetet e Bashkuara Photo Source: Wired

Fitbit filloi hetimet për një rast të ndodhur në Viskonsin të Shteteve të Bashkuara ku një grua tha se kishte pësuar djegie të shkallës së dytë si pasojë e shpërthimit të një rripi fitnesit në kompanisë në fjalë.

Ajo tha për mediat se Flex 2 filloi të shkrihej mbi krahun e saj ndërsa po lexonte një libër. Fitbit shprehu keqardhje për ngjarjen e ndodhur dhe se kishte marrë shumë seriozisht çështjen.

Sipas Fitbit nuk ekziston ndonjë arsye pse njerëzit nuk duhet ta mbajnë apo të kenë frikë nga Flex 2. Sipas gruas së prekur doktorit ju desh të hiqte grimca të vogla prej plastike nga lëkura pas incidentit të ndodhur.

 

“Nuk kemi dijeni për ngjarje të përsëritura të kësaj natyre dhe nuk ka ndonjë arsye pse njerzit duhet ti heqin rripat Flex 2,” tha Fitbit.

Muajt e fundit një prej shkaktarëve kryesore të djegieve apo shpërthimit në flakë të pajisjeve kanë qenë bateritë si pasojë e mbinxehjes. Jo më larg se vitin e kaluar në një histori të paprecedent gjigandi Korean i elektronikës Samsung tërhoqi nga tregu Galaxy Note 7-ën si rezultat i problemeve me baterinë. /PCWorld Albanian

Tags >

Fibit
Lajmet e fundit>