Lajmet

Rrisni aftësinë tuaj për multitasking duke luajtur lojëra me qitje

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Rrisni aftësinë tuaj për multitasking duke luajtur lojëra me qitje

Në një botë ideale, profesioni ynë nuk do të na kërkonte të bënim shumë punë në të njëjtën kohë (multitasking). Do të përqendroheshim vetëm në një detyrë në të njëjtën kohë dhe do ta përfundonim atë më me sukses. Por, bota reale ku jetojmë nuk është e tillë. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të aftë të realizojnë shumë punë në të njëjtën kohë. Por fatmirësisht, së fundmi është zbuluar një zgjidhje për të rritur aftësinë tonë për multitasking: luajtja e video-lojërave me një person me qitje.

Këto rezultate janë nxjerrë nga një studim që është kryer nga një grup kërkuesish. Ata kanë ekzaminuar një grup studentësh (jo të diplomuar) të cilët kishin pak ose aspak përvojë në luajtjen e video-lojërave me një person me qitje. Fillimisht, ata u vendosën përballë një testi që njihet me emrin “Multi-Attribute Task Battery“, i cili llogarit aftësinë e njerëzve për multitasking. Sipas këtij testi, studentët duhet të realizonin dy detyra kryesore që kërkonin vëmendje të vazhdueshme dhe dy detyra dytësore të cilat kërkonin vëmendje në bazë intervalesh kohore.

Pas këtij testi, studentët u ndanë në dy grupe. Të rinjtë e grupit të parë nuk luajtën video-lojëra me qitje me një person, ndërsa studentët e grupit të dytë luajtën për të paktën 5 orë në javë për 10 javë rresht lojëra të tilla (disa prej tyre ishin Ghost Recon Advanced War Fighter 2, Unreal Tournament 3, Medal of Honor, dhe Bioshock 2. Të gjitha të luajtura në Sony PS3). Në fund të periudhës 10 javore të rinjtë hynë sërish në testim.

Si po i rishkruan Windows 8 rregullat e lojërave në PC

Rezultat kësaj here ishin tepër interesante. Të rinjtë të cilët luajtën video-lojërat me qitje shfaqën përmirësime të dukshme në realizimin e detyrave dytësore, pa ndikuar kjo në detyrat kryesore. Kërkuesit u shprehën se “Luajtja e këtyre lloj lojërash kërkon vëmendje të madhe vizuale, duke qenë se në ekran shfaqen elemente të ndryshme herë pas here. Si rezultat i kësaj, vëmendja kalon nga një element në tjetrin, duke u shpërndarë dhe duke përmirësuar aftësinë për t’u përqendruar në elemente të ndryshme.”

Me pak fjalë, kjo metodë mund të shërbejë në rastet kur dëshirojmë të rrisim aftësinë tonë multitasking. Kjo nuk është hera e parë që video-lojërat dëshmohet se ndikojnë pozitivisht në rritjen e aftësisë për t’u përqendruar në detyra të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Halo4

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>