Lajmet

Rriten aksionet e Apple në treg

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Rriten aksionet e Apple në treg

apple-store-786x305Me afrimin e datës së hedhjes në treg të iPhone 6, aksionet e Apple kanë pasur një rritje të ndjeshme. Vitin e kaluar aksionet e kompanisë arrinin çmimin prej 499 dollarësh, ndërsa sot ato kanë kapur çmimin prej 640 dollarësh. Pritet që numri i blerjeve për iPhone 6 do të jetë shumë here më i madh se numri i blerjeve të iPhone 5 dhe iPhone 5S të kombinuara bashkë.

Një ndër faktorët kryesor, të cilët e bëjnë të kërkuar këtë telefon është madhësia e ekranit të tij, e cila pritet të zmadhohet sipas kërkesave të përdoruesve të iPhone. Sipas një grafiku rreth 80 % e përdoruesve të iPhone përdorin modelet e vjetra si iPhone 4 dhe iPphone 4S. Me kalimin e kohës performanca e këtyre telefonave bie, prandaj mendohet që shumica e përdoruesve po presin hedhjen në treg të iPone 6. Në qoftë se përmasat e ekranit të iPhone 6 do të jenë aq të mëdha sa mendohet, atëherë shitjet do të arrijnë një numër rekord. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>