Lajmet

Rriten çmimet e Microsoft Office 2019 me 10%

Jul 30 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht Microsoft ka publikuar disa versione eksperimentale të Office 2019 për Windows dhe macOS. Rriten çmimet e Microsoft Office 2019 me 10%

Microsoft do të rrisë çmimet e suitës së produktivitetit Office me 10% në Tetor.

Rritja e çmimi u bë e ditur në rrjetin e partnerëve të Microsoft javën e kaluar. “Çmimet e Office 2019 do të rriten me 10%,” shkruante kompania.

Jo vetëm Office do të ketë rritje por nga 1 Tetori edhe Windows Server 2019 Standard Edition.

Hera e fundit që Microsoft rriti çmimet e Office ishte me debutimin e Office 2010.

Nuk dihet nëse çmimi i Office 2019 do të ndikojë në Office 365.

Aktualisht Microsoft ka publikuar disa versione eksperimentale të Office 2019 për Windows dhe macOS.

Në fund të vjeshtës kompania ka premtuar lançimin suitës së produktivitetit.

Me modelin e ri të tarifimit që hyn në fuqi më 1 Tetor, është e sigurtë se softueri do të jetë i disponueshëm përpara kësaj date. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>