Biznes

Rriten pagesat bankare përmes internet dhe mobile banking

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Rriten pagesat bankare përmes internet dhe mobile banking

banka shqiperis qendrorePagesat bankare nga shtëpia janë rritur edhe në një vit krize.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2012 pagesat përmes home banking, term që përfshin shërbimet bankare në distancë nga interneti dhe telefoni janë rritur në sasi dhe në volum.

Numri i pagesave bankare në distancë për vitin e kaluar ishte mbi 236 mijë, me një rritje prej 26% me bazë vjetore.

Ndërsa, e kuptuar si vlerë, shuma totale e pagesave të kryera përmes home banking preku vlerën e 117 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afro 30%.

Tendenca e rritjes së përdorimit të shërbimeve bankare elektronike konfirmohet edhe nga shtimi i vrullshëm i numrit të llogarive bankare të lidhura me internetin.

Në fund të vitit 2012, numri i llogarive të aksesueshme nga interneti arriti në 55 mijë me një rritje prej afro 48% krahasuar me vitin 2011.

Gjithsesi, ky shërbim ka potenciale të mëdha rritjeje, pasi llogaritë e aksesueshme nga interneti përbëjnë vetëm 2% të totalit. Pjesa më e madhe e 16 bankave tregtare që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri ofrojnë shërbimet e internet banking. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bank
Lajmet e fundit>