Harduer

Rriten shitjet e veshjeve inteligjente, Apple kryeson

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Apple mbajti vendin e parë si prodhuesi më i madh në botë i veshjeve inteligjente me 4.7 milion njësi të shitura dhe rritje prej 38.4% nga viti në vit. Rriten shitjet e veshjeve inteligjente, Apple kryeson

Kërkesa për veshje inteligjente po rritet çdo ditë në mbarë botën dhe këtë e dëshmon raporti më i fundit nga firma analitike IDC e cila thotë se shitjet janë rritur me 5.5% në tre mujorin e dytë të 2018-ës.

Kjo rritje lehtësisht mund ti atribuohet popullaritetit të shtuar të orëve inteligjente kryesisht nga Apple Watch dhe rënies së çmimeve.

Apple mbajti vendin e parë si prodhuesi më i madh në botë i veshjeve inteligjente me 4.7 milion njësi të shitura dhe rritje prej 38.4% nga viti në vit.

Çuditërisht në vendin e dytë vjen një emër i pazakontë, Xiaomi me 4.2 milion njësi të shitura.

Produktet më popullore të Xiaomi janë rripat e fitnesit Mi dhe orët për fëmijë.

Me 9.5% të tregut ose 2.7 milion njësi të shitura, Fitbit mban vendin e tretë.

Huawei vjen i katërti me 1.8 milion veshje inteligjente të shitura dhe 6.5% të tregut.

Listën e pesë prodhuesve më të mëdhenj e mbyll Garmin me 1.5 milion njësi të shitura dhe 5.3% të tregut.

Secila prej kompanive në fjalë shënoi rritje me përjashtim të Fitbit që regjistroi rënie prej 21.7%.

Rritjen më të madhe e kishte Huawei me 118% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>