Analiza

Rriten të ardhurat e Facebook, rrjeti social numëron 1.89 miliard përdorues

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Facebook gjeneroi 30% më shumë të ardhura për përdorues gjatë tre mujorit të fundit të vitit ndërsa rrjetin social e pret një 2017 vështirë. Rriten të ardhurat e Facebook, rrjeti social numëron 1.89 miliard përdorues Photo Source: Bloomberg

Përdoruesit shpenzuan më shumë nga koha e tyre në Facebook dhe Instagram duke i krijuar rrjetit social hapësirat e nevojshme për të vendosur reklama dhe gjeneruar të ardhura.

Çdo përdorues gjeneroi 4,83 dollar të ardhura në tre mujorin e fundit nga 3,73 dollar që ishte një vit më parë. Si rezultat Facebook pati rritje të të ardhurave me 51% në 8.81 miliard dollar.

Ky lajm pozitiv bëri që aksionet e kompanisë të rriten menjëherë në 134,59 dollar. Përgjatë 2016-ës rrjeti social ju bashkuan 270 milion përdorues të rinj duke e dërguar totalin në 186 miliard. Rritja erdhi nga vendet Aziatike dhe të Paqësorit.

Fitimi i kompanisë përllogaritet në 3,57 miliard dollar. Gjatë këtij tre mujorit Facebook u vu në qendër të diskuri politik akuzuar për influencë në zgjedhjet presidenciale. Për Mark Zuckerberg, videot do të marrin vëmendjen kryesor të platformës vitet e ardhshme. “E shoh videon si një mega trend,” tha Zuckerberg të Mërkurën.

Përtej rrjeteve social, Facebook ka investuar fuqishëm në realitetin virtual. Por ditën e sotme rrjeti social u godit rëndë nga një gjykatë federale Amerikane e cila e shpalli fajtor për vjedhjen e teknologjisë së Oculus nga Zenimax. Facebook duhet të paguajë 500 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>