Analiza

Rritet aksesi mobil i faqeve ueb, Google vend të I-rë në aksesin nëpërmjet desktop

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Rritet aksesi mobil i faqeve ueb, Google vend të I-rë në aksesin nëpërmjet desktop

mobile webSipas rankimeve më të fundit të ComScore, Google vazhdon të jetë në vend të parë përsa i përket audiencës në desktop dhe pajisje mobile, por megjithatë kompanitë me rritjen më të madhe në pajisjet mobile janë ato që janë përpjekur të kënaqin investitorët sa më shumë.

Sipas studimit të kryer nga ComScore në 50 kompanitë më të mira të mediave dixhitale numri i përdoruesve mobilë të Groupon, Zynga dhe Pandora është rritur më tepër se dy herë, po ashtu dhe numri i përdoruesve të desktop.

Ky rankim zyrtar është realizuar me anë të teknologjisë “Media Metrix Multi-Platform”. Kompania filloi të përdorë këtë teknologji në muajin nëntor për të kryer matje te njerëzit që përdorin pajisje të ndryshme për të aksesuar faqet uebi.

Me totalin prej 36.9 milion vizitorë, rritja e aksesit nëpërmjet pajisjeve mobile ishte 223% krahasuar me 1 vit më parë. Zynga kishte 37.5 milion vizitorë në total me një rritje 211% në pajisjet mobile ndërsa Pandora me 65.1 milion vizitorë shënoi një rritje tek pajisjet mobile me 183%.

Në kontrast me këto kompani Google ka një audiencë prej 228.1 milion dhe numri i përdoruesve mobilë është rritur me 16%. google search

Yahoo ishte në vend të dytë me 210.6 milion vizitorë në total shënoi një rritje vetëm prej 13% ndërsa Microsoft dhe Facebook vazhdojnë të luftojnë për vendin e tretë dhe të katërt.

Microsoft ka një numër vizitorësh prej 175.9 milion dhe pati një rritje shumë të vogël përsa i përket aksesit në pajisjet mobile vetëm me 6%. Shifrat e Facebook janë përkatësisht 175 milion vizitorë dhe 20%.

ComScore tha se mesatarisht madhësia e audiencës është rritur me 38% duke marrë parasysh 100 milion kompani on line. Për 19 prej këtyre subjekteve përdorimi mobili tejkaloi atë desktop me gati 50%. (PCWorld Albanian)

comscore tabela

Lajmet e fundit>