Biznes

Rritet fitimi i LG por zhgënjen analistët

Jul 9 2018
0 Shpërndarje
Ky parashikim ishte bazuar në suksesin e muajve Janar-Mars ku për herë të parë pas 9 vitesh LG theu rekordin e fitimit. Rritet fitimi i LG por zhgënjen analistët

Gjigandi Koreano-Jugor LG Electronics tha javën e kaluar se fitimi u rrit me 16.1% për periudhën Prill-Qershor.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i televizorëve pas Samsung shënoi 691.11 milion dollarë të ardhura nga 738.8 milion dollarë që kishin parashikuar analistët.

Ky parashikim ishte bazuar në suksesin e muajve Janar-Mars ku për herë të parë pas 9 vitesh LG theu rekordin e fitimit.

Në 2017-ën LG zinte 33% të tregut të televizorëve.

Të ardhurat u rritën me 3.2% krahasuar me një vit më parë në 13.4 miliardë dollarë.

Samsung nga ana tjetër raportoi 13.3 miliardë dollarë fitim për të njëjtën periudhë e cila është rritja më e ulët që prej një viti. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>