Lajmet

Rritet interesimi për bitcoin në Kosovë

Nov 8 2017
0 Shpërndarje
Se interesimi është i madh, këtë e thotë edhe përfaqsuesi i kompanisë “ALBVISION”, kompania që sollii ATM-në e parë në Kosovë, Ardian Alaj. Rritet interesimi për bitcoin në Kosovë Photo Source: Albvision

Tani që monedha digjitale Bitcoin, ka arritur vlerën mbi 6 mijë e 300 euro, interesimi për këtë monedhë është shtuar dukshëm, madje nga të gjitha grupmoshat.

Se interesimi është i madh, këtë e thotë edhe përfaqsuesi i kompanisë “ALBVISION”, kompania që sollii ATM-në e parë në Kosovë, Ardian Alaj.

Alaj ka thënë për Gazetën Fjala se kjo veprimtari është duke përparuar me shpejtësi, dhe se numri i vizitorëve është i madh, pavarësisht se ka të tillë që vetëm dëshirojnë të informohen.

“Numri i personave të cilët na vizitojnë në zyre është çdo ditë e më i madh, pavarësisht se ka raste të shpeshta ku qytetarët na vizitojnë dhe nuk shërbehen por thjesht kanë nevojë për informacione më të detajuara dhe të sakta. Ne si kompani kemi në dispozicion një staf të cilët shërbejnë për dhënien e informacioneve për qytetarët e interesuar. Është me rendësi që Kosova është në rrugën e duhur dhe ky rrjet është përhapur me shpejtësi duke ju mundësuar qytetarëve të Kosovës që të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve të zhvilluara, siç janë: Zvicra, Japonia, Suedia, Austria, etj”, ka thënë Alaj për Gazetën Fjala.

Ai thotë se në këtë industri nuk ka grupmosha të caktuara, mirëpo grupmoshat që i vizitojnë dhe vendosin të investojnë në Bitcoin, por edhe në valuta digjitale janë prej 16 deri në 60 vjeq. Alaj thotë se e kanë zgjeruar biznesin e tyre. Tani qytetarët përmes ATM-ve të ndryshëm që janë të vendosur në “ALBVISION”, mund të blejnë dhe të shesin Bitcoin dhe valutat e tjera.

“Po, për dallim nga muaj korrik kur kemi filluar me një ATM me vetëm një funksion (Blerjen e Bitcoin) tani qytetaret kanë mundësi që përmes ATM-ve të ndryshëm të vendosur në kompaninë ALBVISION te blejnë dhe të shesin Bitcoin dhe kripto valuta te tjera”, ka thënë Alaj për Gazetën Fjala.

ATM-të e ri që janë vendosur ofrojnë një numër më të madh të shërbimeve.

Por, Alaj thotë se nuk do të ndalet me kaq, pasi që së shpejti do të ketë edhe lansim të shërbimeve të tjera të cilat do të jenë risi për rajonin dhe jo vetëm për Kosovën.

“Gjithashtu ATM e ri që janë vendosur ofrojnë edhe një numër më të gjerë të shërbimeve siç është: Krijimi i Ëalletit në letër, në email me privatekey dhe çka është me rëndësi krijimi i Wallet-it përmes NFC Cards ku përmes kësaj kartele qytetaret mund të paguajnë në pika te ndryshme të shitjes në Evrope apo me gjerë. Gjithashtu kompania nuk do të ndalet vetëm ne ATM por së shpejt do të ketë edhe lansim të shërbimeve të tjera të cilat do të jenë risi për rajonin dhe jo vetëm për Kosovën”./Gazeta Fjala

Lajmet e fundit>