Lajmet

Rritet numri i minutave të shpenzuar në rrjetet sociale

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
Rritet numri i minutave të shpenzuar në rrjetet sociale

Sipas një raporti nga Nielsen, më shumë e më shumë njerëz janë duke përdorur ueb faqet e rrjeteve sociale.
 

Në SHBA, numri i minutave të shpenzuar në përdorimin e ueb faqeve të rrjeteve sociale si Facebook është rritur për 83%, prej viti në vit.
 

Dhe Facebook ka qenë fitues në lojën e rrjeteve sociale, duke u rrritur nga 1.7 milardë minuta gjatë muajit prill të vitit 2008, në 13.9 miliardë minuta në prill të këtij viti.

Zëvendës Presidenti i Nielsen, Jon Gibs tha: ‘Ne kemi vështruar një zhvillim masiv në Facebook gjatë vitit të kaluar, dhe një rënie të vazhdueshme tek Myspace. Twitter është paraqitur në skenë në një mënyrë eksplozive, ndoshta duke ndryshuar kështu pamjen e tërë hapësirës.’

Ai tha se edhe në rast se faqet rriten shpejt, ato mund të bien edhe më shpejtë. “As Facebook as Twitter nuk janë imune. Konsumatorët kanë treguar se janë në gjendje të kapin rrjetet e tyre dhe ti lëvizin ato prej një platforme në një platformë tjetër, gjë që edhe po vërehet gjatë këtij momenti” shtoi ai.

Por megjithëse Facebook ka bërë valë, MySpace ende është lider në videot online në SHBA – pra është numri një dhe përcillet nga Facebook, Stickam, FunniestStuff.net dhe Funny or Die.
 

 

Lajmet e fundit>