Lajmet

Rritet numri i përdoruesve aktiv në muaj për BlackBerry Messenger

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Rritet numri i përdoruesve aktiv në muaj për BlackBerry Messenger

BBM-sees-an-increase-in-monthly-active-usersBlackberry ka bërë publik raportin e të ardhurave të tre mujorit më të fundit. Kompania ishte e aftë të ndalonte humbjen e përdoruesve, por gjithashtu pati edhe një rënie në të ardhura. Mesa duket vendimi për të lëshuar BBM për Android dhe iOS ishte një ide e mirë sepse shërbimi në fjalë ka patur një rritje tek përdoruesit aktivë në muaj.

Sipas një raporti të të ardhurave, Blackberry njoftoi se BBM tashmë ka 115 milion përdorues të regjistruar dhe 85 milion përdorues aktivë në muaj. Ky është një lajm i vërtetë, sepse në tre mujorin e fundit, Blackberry tha se shërbimi kishte rreth 80 milion përdorues aktivë në muaj, dhe 5 milion të tjerë rezultojnë një avantazh, veçanërisht kur bëhet fjalë për një produkt social si ky, sepse sa më shumë që ta përdorin aq më shumë i tërheq njerëzit.

Gjithashtu ekziston edhe mundësia që shërbimi sa më popullor të bëhet aq më tërheqës bëhet për blerës të mundshëm. Ndërkohë thuhet se Blackberry po shikon ndonjë mundësi për të shitur Blackberry Messenger për tu fokusuar më shumë në softuerët enterprise të Blackberry, gjë që të cilën CEO i ri John Chen planifikon të rikthejë edhe njëherë Blackberry-n aty ku ka qenë.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>