Harduer

Rritet numri i personave që refuzojnë Google Glass

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Rritet numri i personave që refuzojnë Google Glass

“Stop The Cyborgs” është një faqe e re, krijuesit e të cilës janë anonimë dhe kanë për synim të ndalojnë spiunimin e njerëzve nga Google.

Konkretisht ata kërkojnë të luftojnë kundra produktit Google Glass që sipas tyre do të shndërrojë botën në një vend ku privatësia do të jetë e pamundur. Në ditët e sotme falë zhvillimeve të avancuara teknologjike kjo gjë është arritur deri në njëfarë mase.

Këtë e vërteton edhe një prej fjalive që ka thënë Zuckerberg për përdoruesit: “Unë ju njoh më mirë sesa ju njihni veten dhe në të vërtetë ju nuk e dëshironi aspak privatësinë.”

Personat anti Google Glass pretendojnë se njerëzit nuk kanë si ta kuptojnë nëse dikush që po mban ato syze është duke regjistruar çdo lëvizje të tyre ose çdo fjalë që ata thonë. Kjo do të ndikonte negativisht në qëndrimin e njerëzve, pasi gradualisht nuk do të sillen më si individë autonomë kur ndërveprojnë me të tjerët dhe do të jenë të ngjashëm me nyjet, me sensorë të një rrjeti global.

Personat që janë kundër inteligjencës artificiale dhe adhurojnë blerjet on line do të gëzohen shumë kur të marrin vesh se ekziston dyqani “Stop the Cyborgs”. Aty mund të blihen produkte të ndryshme për të protestuar ndaj asgjësimit tuaj psikologjik.

Ka akoma shpresë për të mos ndryshuar njerëzit në robotë, sigurisht nëse ndërgjegjësohen mjaftueshëm për të refuzuar këtë produkt “djallëzisht” të shëmtuar. (PCWorld Albanian)

Google glass banned

Lajmet e fundit>