Vëzhgim

Rritet numri i telefonave që humbin

Mar 25 2012
0 Shpërndarje
Rritet numri i telefonave që humbin

Më tepër telefona ishin humbur në Filadelfia se sa në çdo qytet tjetër amerikan, thotë raporti nga ndërmarrja për siguri të celularëve, Lookout Labs. Ndërmarrja i bazoi përfundimet e veta në të dhënat nga 15 milionë përdorues të cilët e shkarkuan aplikacionin e vet që lokalizon pajisjet e humbura.

Banorët e San Franciscos dhe Nju Jorkut kanë humbur tre herë më shpesh telefona se sa banorët e Çikagos, thuhet në raport. Top pesë qytetet në Shtetet e Bashkuara për humbje të telefonave gjatë vitit 2011 ishin Filadelfia, Sjetëll, Oakland, Long Beach dhe Newark.

Studimi tregon që katër nga dhjetë qytetet me vlerat më të mëdha të humbjeve dhe vjedhjeve të telefonave – Klivellend, Detroit, Oakland dhe Nevark – ishin gjithashtu në mesin e dhjetë qyteteve me vlerën më të lartë të krimit.

Gjatë vitit të kaluar, aplikacioni Lookout lokalizoi 9 milionë smartphone të humbur, ose një telefon çdo 3.5 sekonda. Duke u bazuar në të dhënat, Lookout tregon që amerikanët e humbasin mesatarisht një telefon në vit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>