Lajmet

Rritet pjesa e tregut e Windows 8

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Rritet pjesa e tregut e Windows 8

Windows 8Kompania Net Applications ka publikuar rezultatet e hulumtimit të tregut të sistemeve operative për kompjuter personal, rezultate të cilat tregojnë rritje të mëtejshme të pjesës së tregut për Windows 8.

Kështu në muajin shkurt pjesa e Windows 8 u rrit për 0,43% – nga 2,36% në 2,79%. Ndërsa pasi që muajin e kaluar Windows 7 për herë të parë që nga viti 2009 pësoi rënie të pjesës së tregut për 0,63%, tashmë përsëri u kthye në plus duke pasur një rritje prej 0,07&% – nga 44,48 në 44,55%.

Megjithë rritjen konstante dhe të pritur të Windows-it të ri, është e qartë se pas rritjes prej 0,66% në dhjetor rritja në dy muajt e fundit është më e vogël kështu që në Microsoft sigurisht se nuk janë shumë të entuziastë me këto shifra.

Windows Vista po vazhdon me rënien e saj të gjatë (për 0,07 – nga 5,24 në 5,17%), derisa versioni XP humbi 0,52% të tregut, mirëpo ende mban 39,51% të tregut.

Përndryshe, pjesa e përgjithshme e Windows-it në dy muajt e parë të këtij viti ka rënie në krahasim me vitin e kaluar (prej 91,62 në 91,71), derisa pjesa e tregut për OS X të Apple u rrit në 7,17%, ndërsa pjesa e tregut për sistemin operativ Linux mbeti e njëjtë në 1,21%. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>