Analiza

Rritet pjesëmarrja e iPhone dhe iPod Touch në tregun e lojërave portabile

Mar 23 2010
0 Shpërndarje
Rritet pjesëmarrja e iPhone dhe iPod Touch në tregun e lojërave portabile

Tani duket se pajisjet e Apple janë më të popullarizuara në mesin e gejmerëve, të cilët më me dëshirë zgjedhin si platformë argëtimi një iPhone apo një iPod Touch, sesa një produkt si Sony PSP.

Sipas kompanisë hulumtuese të tregut Flurry, Apple ka rritur pjesëmarrjen e saj në tregun e lojërave portabile në 19% gjatë vitit 2009, duke u bërë kështu më e popullarizuar sesa Sony PSP, që ka pasur 20% të tregut në vitin 2008 dhe ka pësuar rënie në 11% në vitin 2009.

Nintendo DS ende është numër një dhe larg iPhone dhe iPod Touch, megjithëse gjatë viteve të ardhshme Apple sipas të gjitha gjasave do të zë hapin me të.

Flurry

Në veçanti me lansimin e Apple iPad, pritet që të paraqitet një bashkësi e re e zhvilluesve të lojërave në kuadër të kësaj platforme dhe pritet një rritje e shitjes së lojërave. E vetmja gjë që mbetet të shihet është sa kohë do t’i duhet Apple që të arrijë në maje të tregut të lojërave portabile.

Lajmet e fundit>