Analiza

Rritet shikueshmëria e videove në Facebook

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Rritet shikueshmëria e videove në Facebook

facebook-videoSipas Facebook, përdoruesit e tij që në muajin qershor kanë parë mesatarisht 1 miliardë video çdo ditë. Rreth 2/3 e këtyre shikuesve kanë qenë nga smartfonët.

“Qëllimi kryesor i murit të lajmeve në Facebook është dërgimi i lajmeve dhe historive tek personat e duhur në kohën e duhur nga personat e afërm dhe të dashur për ta”- u shpreh Fidji Simo, drejtori i projektit të menaxhimit të videove të kompanisë.

Ai shton se numri i njerëzve, të cilët shprehin veten e tyre nëpërmjet videove në Facebook po rritet dita ditës. Kjo rritje është meritë e Facebook, pasi kompania ka bërë shumë investime në mënyrë që përdoruesit ta kenë sa më të thjeshtë shpërndarjen e videove tek përdoruesit e tjerë.

Krahas kësaj një faktor kyç që e ka ndihmuar rrjetin social në këtë rritje shikueshmërie është edhe sfida e kovës me akull ALS që bëri me mijëra përdorues të shpërndajnë dhe të shikojnë video të ndryshme të kësaj sfide. Për disa njerëz kjo ka qenë hera e parë që ata kanë krijuar dhe kanë hedhur një video në Facebook.

Këtë javë rrjeti social do të vërë në zbatim 2 përditësime të reja, të cilat do ta ndihmojnë të konkurrojë me YoutTube. Videove në Facebook do tu shtohet edhe numërimi i shikuesve të videove. Reklamat online që vendosen nëpër video në tregun e SHBA-së kanë dyfishuar fitimet nga 4 miliardë dollarë në vit, në 8 miliardë dollarë që do të arrihen në vitin 2016. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>