Analiza

Rritja e rrjetit Facebook në ShBA shënon ngecje

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
Rritja e rrjetit Facebook në ShBA shënon ngecje

Kohëve të fundit, përdoruesit e Facebook po kalojnë me orë të tëra në këtë rrjet social, por postimeve të fotografive dhe azhurnimeve të statusit pritet t’ju vijë fundi. Dhe nëse jo fundi, atëherë gjithsesi ato janë duke shkuar drejt një ritmi të ngadalësuar. Sipas Wall Street Journal, ritmi i rritjes së rrjetit social në Shtetet e Bashkuara po stagnon. Sidoqoftë, kjo duhet nënkuptuar që rritja është zbehur në krahasim me rritjen që Facebook kishte për tetë vite.

Vizitorët unik në faqe ishin rritur për 5 përqind në 158 milionë në muajin prill, në krahasim me një vit më vonë, të dhëna këto të cilat dalin nga ndërmarrja hulumtuese ComScore. Sidoqoftë, kjo ishte rritja më e ngadalshme që kur ndërmarrja filloi të hulumtojë rritjen e rrjetit Facebook në vitin 2008. Kështuqë, edhe nëse rritet sa i përket vizitorëve, rritja e vet ra nga 24 përqind në prillin e vitit 2011 dhe 29 përqind në prillin e vitit 2010.

Sipas Wall Street Journal, edhe koha të cilën njerëzit e kalojnë në faqe poashtu është duke u zvogëluar. Ngjashëm sa i përket rritjes së të dhënave, në muajin prill, përdoruesit kaluan mesatarisht gjashtë orë në faqe, që ishte rritur për 16 përqind krahasuar me vitin 2011. Por krahasuar rritjen prej 23 përqind në vitin 2011, dhe 57 përqind në vitin 2010, koha e kaluar në faqe është duke shënuar rënie.

“Zvogëlimi i shifrave të rritjes është një pjesë natyrore e ciklit të rritjes,” tha për Wall Street Journal, analisti nga ComScore, Andrew Lipsman.

Një tjetër raport i bërë së fundi nga Reuters dhe Ipsos tregoi që rreth 34 përqind e përdoruesve të rrjetit Facebook kalojnë më pak kohë në faqe se sa që kanë kaluar para gjashtë muajve, duke thënë që është “i mërzitshëm” dhe “jo i dobishëm”. Vetëm 20 përqind thanë që ata tani shpenzojnë më tepër kohë në rrjetin social, ndërsa pothuajse gjysma e tyre shpenzon rreth të njëjtën sasi të kohës. Mirëpo në krahasim me rrjetet e tjera sociale, rrjeti Facebook ende konsiderohet si mbret. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>