Biznes

Rritni produktivitetin e punëtorëve tuaj me DeskTime

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Rritni produktivitetin e punëtorëve tuaj me DeskTime

desktimeLajme të këqija për punonjësit! Ditët tuaja të lira siç duket janë pranë fundit. Lajme të mira për punëdhënësit: Tani ju mund të shihni se kush është duke e merituar pagën dhe kush është duke kaluar ditët duke shkruar në Facebook.

Kjo arrihet me shërbimin DeskTime, që bën përcjelljen në kohë reale të veprimeve.

DeskTime vendos softuer të automatizuar që ndjek dhe analizon produktivitetin e punëtorëve në kohë reale. Këtë gjë e bën duke radhitur aplikacionet e ndryshme të ndërmarrjes suaj në kategori – “productive”, “unproductive” dhe “neutral”, dhe monitoron se kush është duke përdorur çfarë dhe sa gjatë.

E tërë kjo ndodh në qetësi në sfond, pa pasur nevojë që të bëhet ndonjë futje nga përdoruesi. Dashboardi i DeskTime ofron bollëk të dhënash: numrin e punëtorëve që punojnë, kush është duke çaluar, kush po vonohet e kështu me radhë.

Në një nivel më të hollësishëm, ju mund të hulumtoni statistikat e punëtorëve individualë: kohën e arritjes, kohën “produktive” të ditës, një matës të efikasitetit të përgjithshëm dhe radhitja e tyre në krahasim me punëtorët e tjerë.

Gjëja e fundit në fakt është synuar që të ndihmojë punëtorët duke garuar për një radhitje sa më të lartë.

Kjo “garë për në majë” duhet të ndihmojë në rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të ndërmarrjes, që është me siguri një produkt i mirëseardhur. Pa dyshim, punonjësit mund të mos e përkrahin idenë e vëzhgimit të tanishëm, edhe me “nxitjen” e sfidës së vogël me të tjerët, por ju nuk jeni duke i paguar këta njerëz për të qenë të pakujdesshëm.

Nëse ata janë duke shpenzuar shumë kohë duke cicëruar dhe duke shikuar në YouTube, ju do të dëshironit ta merrni vesh, apo jo? Veçanërisht, nëse ju nuk mundeni të jenë në zyrë gjatë tërë ditës.

Së fundi, DeskTime ka lëshuar një aplikacion për iPhone që iu mundësoi menaxherëve mobilë që të vëzhgojnë të dhënat për produktivitet. DeskTime ofron një fazë të përkohshme pa pagesë prej 30 ditësh.

Këtu mund të shihni më tepër informacione për çmime.

Nëse rezultati i fundit është madje vetëm 10 për qind përmirësim i produktivitetit, DeskTime ia vlen të përdoret. Nuk jeni të bindur? Shikoni këtë demonstrim interaktiv. (PC World Albanian)

desktime1

Lajmet e fundit>