Harduer

Rrjedhin fotot jo zyrtare të tabletëve Kindle Fire HD

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Rrjedhin fotot jo zyrtare të tabletëve Kindle Fire HD

kindle_fire_hdDisa foto të dala së fundmi në ueb paraqesin dizajnin e tabletit më të ri të Amazon, Kindle Fire HD.

Fotografitë e para të publikuara BGR, treguan një ndryshim radikal të tabletit të teknologjisë së lartë, ku dallohen kundër të rrumbullakosura. Në disa aspekte dizajni i ri të kujton smartfonin e vjetër HTC Touch Diamond, një kthim në stilin e vjetër të pwrdorshëm nga smartfonët.

Në raportin e BGR paraqiten detaje të pa konfirmuara zyrtarisht mbi specifikimet e tabletave 7-inç dhe 8,9 inç të Amazon. Duke cituar informacione të besueshme, faqja e BGR pretendon se tableti Kindle Fire HD 7-inç do të ketë një pamje 1,920 x 1,200, një RAM 2 GB dhe një kamera ballore.

Në raport gjithashtu thuhej se versioni 8.9 inç do të përfshijnë një pamje 2,560 x 1,600, një kamera ballore dhe një kamera nga mbrapa. Të dy tabletët priten të peshojnë më pak se modelet paraardhëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>