Lajmet

Rrjedhin imazhe te sistemi operativ BlackBerry 10.3, asistenti i zërit vjen në këtë version

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Rrjedhin imazhe te sistemi operativ BlackBerry 10.3, asistenti i zërit vjen në këtë version

gsmarena_003Disa imazhe kanë rrjedhur në internet të sistemit operativ të ri që do të vijë së shpejti BlackBerry 10.3. Sistemi i ri operativ sjell një ndërfaqe më të pastër dhe temat ngjyrë të kuqe dhe të zezë që dominojnë. Në ekranin “Home” hija e ikonave është hequr. Kjo mund të jetë një veçori eksperimentale dhe mundet të mos arrijë të jetë e përfshirë përfundimisht, por kjo si duket mbështet atë dizajnin minimal të ndërfaqes. Gjithashtu butoni qe luan këngët në aplikacionin Music Player është i theksuar. Tastiera ka marrë një pamje dhe skemë ngjyrash të re. Është edhe një imazh që tregon për kërkimin e mençur (Smart Search) i cili duket si një kërkues universal.

Aplikacioni i kamerës ka një kohëmatës të ri, modalitetin panoramë, regjistrim me video 720p në 30 dhe 60 frame për sekond dhe një modalitet automatik HDR. Ndërfaqja e kamerës po ashtu mbështet një pamje më të pastër më një buton të vetëm të kapjes së imazheve. Të tjera të dhëna flasin për disa veçori të “mençura” si për shembull çaktivizimi i ekranit kur telefoni gjurmon se është kthyer me ekran poshtë në tavoline apo çfarë do lloj objekti ose kur ndodhet në xhepin tuaj. Për rikujtim kjo veçori sillej tek Androidi përmes një aplikacioni të quajtur Gravity Screen.

Dhe në fund e më interesantja, do të këtë një asistent të ri zëri siç jemi mësuar të shohim edhe në platformat e tjera si Siri tek Apple, Google Now tek Android dhe Cortana për Windows që pritet të lançohet me versionin e ri Windows Phone 8.1. Përsa i përket asistentit personal në BlackBerry, imazhet tregojnë vetëm një pamje të pastër duke mos dhënë asnjë detaj rreth veçorive të këtij aplikacioni. Nuk ka asnjë detaj se kur ky sistemi i ri operativ do të vijë për pajisjet BlackBerry, por këto imazhe tregojnë se kompania është e përkushtuar për të përmirësuar platformën e saj mobile edhe pse ka pasur rezultate zhgënjyese në shitjet e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>