Harduer

Rrjedhin informacione mbi specifikimet e HTC Facebook Phone

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Rrjedhin informacione mbi specifikimet e HTC Facebook Phone

Facebook Phone megjithatë do të vijë, por i prodhuar nga HTC, e jo nga Facebook

Edhe pse Mark Zuckerberg kohë më parë tha se Facebook nuk ka ndërmend të prodhojë telefonin e vet, por dëshirojne që aplikacionin e tyre për pajisjet celulare ta sjellin në të gjitha platformat dhe të gjitha pajisjet. Ekipi nga Techkiddy pretendojnë se kanë arritur deri te informacioni i rrjedhur nga një burim i tyre se pajisja e re nga HTC-ja me emrin e koduar MYST_UL (i njohur edhe si Opera_UL), në fakt është Facebook Phone.

Sipas këtij burimi, kjo pajisje do të mbajë emrin e dy brendeve (HTC Facebook Phone). Ky smartfonë do të jetë i pajisur me procesor dy bërthamësh Qualcomm MSM9830 Snapdragon S4 Play me fuqi prej 1 GHz dhe 1 GB RAM, ndërsa për ruajtje të të dhënave do të ketë 16 GB memorie të brendshme.

Për rregjistrim të fotografive dhe videove do të shërbejë kamera prej 5 MP me autofokus, shkrepësi LED, ndërsa nga ana e përparme gjendet kamera me 1,6 MP për telefonata video .

Ekrani me prekje i kësaj pajisje do të ketë diagonale prej 4,3 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë.

Zuckerberg: Facebook nuk do të prodhojë telefon

Pajisja do të punojë me sistemin operativ Android 4.1.2 Jelly Bean, do të ketë një buton të veçantë për Facebook, ndërsa përsa i përket gjërave tjera interesante, do të ketë Bluetooth 4.0 me mbështetje A2DP, GPS me mbështetje A-GPS dhe Wi-Fi.

HTC Facebook Phone parashikohet të dal në treg në tremujorin e tretë të këtij viti në tregun amerikan. (PCWorld Albanian)

HTC Facebook Phone

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>