Harduer

Rrjedhin informacione të reja rreth Note 9, karikuesit wireless dhe S-Pen

Jul 23 2018
0 Shpërndarje
Rrjedhin informacione të reja rreth Note 9, karikuesit wireless dhe S-Pen

Mund të jemi javë larg nga debutimi i Galaxy Note 9, megjithatë rrjedhja e informacioneve rreth flagshipit të ardhshëm të Samsung nuk ka të ndaluar.

Së fundi janë dy imazhe të Note 9 në ngjyrë pink dhe blu publikuar në rrjetin social Twitter.

Gjithashtu u publikua një tjetër foto e karikuesit wireless që do të jetë në shërbim të Note 9 dhe Galaxy Watch.

Nga fotoja shihet qartë ngjashmëria e karikuesit të ri me karikuesin aktuale të Samsung. Paketimi zbulon një pjatë të dytë Qi për karikimin e një telefoni të dytë.

Në të kaluarën Samsung ka ofruar falas aksesorët për konsumatorët që porosisnin telefonin përpara se të fillonin shitjet.

Ndërsa këtë vit nuk ka asnjë konfirmim, me shumë gjasa Samsung do të ndjekë një strategji të ngjashme.

Aktualisht një karikues wireless i Samsung kushton 70 dollarë ndërsa i riu mund të shkojë deri në 100 dollarë.

Lapsi S-Pen i Note 9 pritet të performojë edhe disa funksione shtesë si kontrolli i volumit, aksesimi i kamerës, fikja e ekranit, lançimi i aplikacioneve specifike etj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>