Analiza

Rrjet shoqëror për prindër dhe profesorë

Aug 15 2011
0 Shpërndarje
Rrjet shoqëror për prindër dhe profesorë

Në qershor 2011 u lëshua në Britani dhe është i dizajnuar për të ofruar një komunikim të siguruar ku shkollat mund të dërgojnë për fëmijët raporte, lajme, përditësime dhe porosi private tek prindërit.

Për më tepër, platforma ua mundëson shkollave që të shkëmbejnë gjëra si burime të gjërave që mësohen në orët mësimopre, fotografi të shkollës dhe informacione për ngjarje.

Simon Moffatt, CTO dhe bashkë-drejtor në Scholabo, thotë:

“Qëllimi kryesore ishte që t’u ofronte shkollave një menyrë të thjeshtë dhe të lehtë të komunikimit prindëror që të reduktohet besimi i komunikimit me letër, i cili është i keq për ambientin, dhe komunikimi i bazuar në SMS, i cili është i shtrenjtë dhe harxhues i kohës.”

Scholabo tani ka rreth katërdhjetë shkolla që janë regjistruar nga e tërë Britania dhe pritet që ky numër, deri në fund të vitit 2011, të mbërrijë në 350 sosh. Por faqja është duke u munduar që të përhapet edhe jashtë Britanisë dhe Moffatt thotë që ka nënshkruar një marrëveshje me 25 shkolla në Afrikën jugore dhe mbase do të përhapen në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Kanadë.

Kjo nismë sapo ka lajmëruar Scholabo-Mobile, duke ofruar një version për celularë të uebfaqes së vet. Moffatt thotë:

“Prindërit duan që të marrin informacione të shkollës që ka të bëjë me ta, në një rrugë të strukturuar dhe të siguruar. Scholabo ofron një fotografi të çastit të komunikimeve nga shkolla në një ambient të sigurt, që ua mundëson prindërve që të jenë të lidhur dhe të futur në vitet e hershme të zhvillimit të fëmijëve të tyre. Me rritjen e përdorimit të teknologjisë shfletuese për celularë në iPhone, Blackberry dhe telefona që kanë sistemin Android të Google, është një mbërrirje e ndjeshme që të bëhet Scholabo i gatshëm si lëvizje, dhe sot ne mund ta mbërrijmë atë.

Scholabo është fond privat, i menaxhuar nga dy drejtorë dhe disa punëtorë. Kushton 395 funta për një vit/për shkollën, pa marrë parasysh madhësinë e institucionit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>