Analiza

Rrjete sociale të përhapura me të madhe në pajisje mobile

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
Rrjete sociale të përhapura me të madhe në pajisje mobile

Përdorimi mobil i aplikacioneve për rrjete sociale ka kërcyer në 240% me 14.5 milion përdorues në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e kaluar, gjersa vizitorët mobil të rrjeteve sociale përmes shfletuesve janë rritur për 90 % në 30 milion në të njëjtën periudhë kohore ka bërë të ditur ComScore gjatë ditës së mërkurë.

Kategori tjera që kanë përcjellë një përdorim të fuqishëm mobil, pra me rritje, kanë qenë edhe aplikacionet e edhe faqet që përfshijnë përmbajtje me lajm, deri në 124 për qind në përdorim të aplikacioneve dhe 45 për qind në vizita të faqeve përmes shfletuesve, informatave për sport (113 për qind në rritje të përdorimit të aplikacioneve dhe 54 % rritje në vizitat e bazuara në shfletues) dhe përdorimin e shërbimeve bankare online (pothuajse dyfish më shumë në përdorim të aplikacioneve dhe 69 për qind në vizita të bazuar në ueb).

Në përgjithësi, përdorimi i aplikacioneve mobile është rritur për 28 për qind, gjersa vizitat e bazuara në shfletues janë rritur në 31 për qind, figura këto që theksojnë rritjen e përdorimit në mesin e përdoruesve amerikan të celularëve.

Lajmet e fundit>