Vëzhgim

Rrjetet mobile dhe Kampionati Botëror i Futbollit

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Rrjetet mobile dhe Kampionati Botëror i Futbollit

Me miliona adhurues në SHBA, Japoni, Rusi, Gjermani, Francë, Kosovë, Shqipëri, etj do të përdorin pajisje mobile që përkrahin wireless, iPad apo çfarëdo lloj celularë të tjerë për të qenë në hap me muajin e jashtëzakonshëm të futbollit.

Gjatë lojërave, ESPN Mobile TV, Sprint TV dhe operatorët tjerë mobil do të ofrojnë video transmetime mobile të lojërave. Përveç kësaj, adhuruesit do të shikojnë edhe fotografi nga kampionati botëror, gjërat më interesante, komentet, rezultatet, cicërimat e shumë gjëra të tjera.

Sipas Nielsen Company, 23 për qind e adhuruesve amerikan të futbollit planifikojnë të përcjellin kampionatin botëror përmes mobilit. Gjithashtu në SHBA, adhuruesit e futbollit për të cilët është raportuar se ka pak gjasa të shikojnë transmetime të drejtpërdrejta televizive të Kupës Botërore ka më shumë gjasa që t’i përcjellin këto ndeshje drejtpërsëdrejti në pajisje mobile.

Smartphone si iPhone, HTC apo Motorola, që sjellin video përmes një lidhje të rrjetit janë mjaft të popullarizuar. Por asnjë operator mobil nuk ka një rrjet të të dhënave me kapacitet të pafund dhe videot mobile përfshinë sasi të mëdha të transportimit të të dhënave.

Nëse një kontingjent i madh i përdoruesve mobil befasisht zhvillojnë një apetit të madh për video mobile, kjo mund ët mbingarkojë rrjetin dhe të shkaktojë probleme për të gjithë përdoruesit e rrjetit. Videot mobile nuk mund të udhëtojnë në një rrjet të veçantë.

Kur rrjetet mobile ngarkohen, më shumë thirrje nuk realizohen. Ueb faqet bëjnë më gjatë për të u hapur, aplikacionet kërkojnë më shumë kohë për tu përditësuar dhe shërbimet e medieve sociale si Twitter dhe Facebook bëhen më të vështira për tu qasur nga celulari juaj.

Së fundi, analisti Ed Marsden nga Deloitte Telecom tha: “Ka shumë gjasa që rrjetet të bëhen edhe më të ngarkuara gjatë mesjavës (Kupës Botërore) kur individët që nuk kanë televizion, kyçen online për të shikuar kampionatin. Dhe, me rrjetet sociale në këtë mes që do të tërheqin komente, ky problem ka gjasa të rritet edhe më shumë”.

Në çfarë forme po përcillni ju kampionatin botëror? Me aplikacion të veçantë në celularin tuaj, përmes TV-së, online, apo në ndonjë formë tjetër…

Lajmet e fundit>