Analiza

Rrjetet sociale rrisin përdorimin e aplikacioneve mobile

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale rrisin përdorimin e aplikacioneve mobile

Sipas ComScore, aplikacionet e rrjeteve sociale janë rritur në SHBA në baza të përdoruesve për 240 për qind, përkatësisht në 14.5 milion përdoures mobil prej prillit të vitit 2009 deri në prill të vitit 2010.

Kategoritë tjera kanë përfunduar me rritje të tjera të mëtutjeshme, duke përfshirë aplikacionet e motit që kanë arritur në më shumë se 18 milion përdorues dhe aplikacionet me harta që kanë arritur në rreth 16.8 milion përdorues.

“Rrjetet sociale janë realisht aktiviteti me rritjen më të madhe në internet deri më tani” tha zëvendës presidenti i lartë i ComScore, Mark Donovan.

“Me më shumë se 20 për qind të përdoruesve mobil të cilët mund të qasen në rrjete sociale përmes celularit të tyre, ne presim të shohim rritje të vazhdueshme edhe të shlfetuesve edhe të aplikacioneve, duke pëcjellë edhe konsumim të mëtutjeshëm të mediave sociale”.

Donovan shtoi se aplikacioni më i përdourur në pothuajse të gjitha sistemet operative të celularëve të mençur, futet në katgorinë e rrjeteve sociale.

“Ueb faqja numër një e rrjetit social, Facebook është e shpërndarë me aplikacionin e saj në pothuajse të gjithë pronarët e BlackBerry, iPhone dhe smartphone tjerë. Vetëm përdoruesit e Google Android kanë më shumë gjasa të kenë Google Maps sesa Facebook” përfundoi ai.

Lajmet e fundit>